sport

Bilanci i Serisë A/ Vlerësimet e “bigëve” në merkatot e fundit, cilat janë blerjet e goditura nga skuadrat e mëdha?

Serie A mbylli këtë fundjavë, javën e 17 të saj e të fundit për këtë vit. Kur jemi vetëm dy javë nga fundi i gjysmës së parë, gara për titullin kampion duket se është më e hapur se kurrë.

Por si ka qenë ecuria e skaudrave të mëdha deri tani e sa ka ndikuar merkatoja e tyre verën e kaluar? Blerje të zgjuara që kanë patur ndikim të jashtëzakonshëm në rritjen e cilësisë së ekipit, porn ë të njëjtën kohë edhe blerje të “dështuara”, me lojtarë të ardhur që nuk kanë përmbushur ende pritshmëritë.

Merkatoja solli shumë “fytyra” të reja këtë sezon. Më poshtë gjeni edhe vlerësimet për secilin prej blerjeve të reja të afruara nga “bigët” e futbollit italian, sipas trajnerëve dhe gazetarëve të mirënjohur në vendin fqinj.

NAPOLI  Marianuçi – i pa gjykuar: ka vetëm një paraqitje, pa gola dhe as asistime, shumë pak për ta vlerësuar. Torino e ka kërkuar për në janar dhe nuk mund të përjashtohet që e ardhmja e tij të jetë larg Napolit.

De Brojne 6.5: ka ardhur si blerja më e rëndësishme e merkatos verore. Filloi me shkëlqim, por pati një rënie të vogël dhe një dëmtim më 25 tetor kundër Interit që e la jashtë deri tani. Gjatë kampionatit dhe Ligës së Kampionëve ka luajtur 11 ndeshje, me 4 gola dhe 2 asistime. Ka pasur paraqitje të shkëlqyera, por edhe nën nivelin e tij. Problemi më i madh? Përshtatja taktike me MekTominei, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Kontes. Disa thonë që Napoli luan më mirë pa të, por ky është një mendim i pasigurt dhe pa mbështetje në statistika.

Luka 4.5: me investimin e tij, Luka ka qenë një nga zhgënjimet më të mëdha të merkatos. Ish-lojtari i Udineses ka 18 paraqitje dhe vetëm një gol. Pritshmëritë ishin të mëdha, por nuk i arriti. Me rikthimin e Lukaku, duket se largimi i tij në janar është i sigurt.

Bojkema 5.5: për shkak të mungesës së Rrahmanit dhe Buonxhornos, ai ka luajtur më shpesh, por ka pasur paraqitje të ndryshueshme. Ka 15 paraqitje dhe një gol. Nuk është dështim, por as një sukses.

Lang 5: pritej shumë nga ai, pasi cilësitë e tij janë të padiskutueshme, por ka luajtur vetëm tani, për shkak të mungesave të shumta në mesfushën e Kontes. Deri tani ka 20 paraqitje, por me vetëm 709 minuta dhe një gol kundër Atalantës. Fillimi i sezonit ishte i dobët, por tani duket se ka një rritje të vogël.

Milinkoviç-Saviç 7: erdhi për të garuar për një vend titullari me Meretin, dhe për shkak të dëmtimit të këtij të fundit, ai mori vendin e titullarit në tetor. Ka 20 paraqitje, 21 gola të pësuar, ka shpëtuar disa penallti dhe ka shënuar një gol nga penalltia. Ka bërë disa gabime, por gjithsej ka qenë i besueshëm.

Gutierrez 6: ka luajtur pak, vetëm 13 ndeshje me 538 minuta në total, por nuk ka dështuar. Nuk është ende gati për të qenë titullar, por mund të jetë i dobishëm në të ardhmen.

Elmas 6: ai ka një paradoks – ka luajtur shumë mirë, por ka 0 gola dhe asistime. Është një lojtar i rëndësishëm për Konten dhe ka kontribuar shumë me paraqitje të forta.

Hojlund 7: nuk është shumë i qëndrueshëm, por ka pasur një ndikim pozitiv. Ka 7 gola dhe 3 asistime në 19 ndeshje. Dy golat ndaj Milanit në Superkupë ishin shumë të rëndësishëm, pasi kontribuoi në fitimin e trofeut

INTER  Boni 7.5: ka tejkaluar çdo pritshmëri. Në Parma kishte filluar mirë, por kishte pasur rënie. Me Interin ka treguar cilësi të mëdha, me 20 paraqitje, 5 gola dhe 6 asistime.

Suçiç 6.5: ka pasur periudha të mira, pastaj më pak, por tani është rikthyer në formë. Ka 22 paraqitje, 1 gol dhe 2 asistime. Ka ende mundësi të rritet.

Luis Henrike 4.5: ka pasur vetëm 15 paraqitje dhe një asistim, shumë pak për një lojtar që do të duhej të garonte për vendin e titullarit me Dumfris. Ka pasur paraqitje të zakonshme, por mund të rritet.

• Pio Esposito 7.5: një lajm i shkëlqyer për të ardhmen e Interit. Ka një trup të shkëlqyer, inteligjencë taktike dhe një përkushtim të madh. Ka 19 paraqitje, 3 gola dhe 3 asistime, dhe ka marrë një thirrje në Kombëtaren e Italisë.

Diuf 4: është pritur shumë, por ka dështuar. Pasi ka luajtur vetëm 8 ndeshje, me 1 gol në Kupën e Italisë, ka pasur pak mundësi për t’u treguar.

Akanzhi 7: ka sjellë atë që pritej – përvojë, taktika dhe mbrojtje solide. Ka 19 paraqitje, por asnjë gol dhe asistim. Shumë i rëndësishëm për Interin.

MILAN Riçi 6: i blerë herët në merkato, do të ishte regjisori i ri i Milanit, por me ardhjen e Modriç, ka pasur më pak hapësira. Ka 15 paraqitje, një gol dhe dy asistime. Ka rritur nivelin në javët e fundit dhe mund të mësojë shumë nga Modriç.

Terracciano 6: është marrë si zëvendësues i Menjan, por ka luajtur vetëm dy herë dhe nuk ka pësuar gola. I besueshëm.

Estupinan 5: nuk ka pasur paraqitje të mira dhe ka lënë hapësirë për rritjen e Bartesaghi. Ka 11 paraqitje dhe vetëm një asistim.

Jashari i pa gjykuar: ka luajtur vetëm 4 ndeshje, por ka lënë përshtypje të mira, ndonëse duhet të rritet.

Atekame 6: ka qenë mbi pritshmëri. Nuk është i shkëlqyer, por ka pasur disa paraqitje të mira dhe një gol të rëndësishëm.

De Uinter 4.5: nuk ka qenë i mirë në paraqitjet e tij dhe ka pasur shumë vështirësi.

JUVENTUS Kostiç 5.5: pas fillimit të mirë, ka pasur një rënie të dukshme. Ka 12 paraqitje, 2 gola dhe 1 asistim.

Dejvid 4.5: ka pasur shumë mundësi, por ka dështuar. Ka 22 paraqitje, me vetëm 3 gola dhe 1 asistim.Sulmuesi kanadez i ardhur me bujë nga Lilë ka edne nevojë të konfirmohet.

Zhoao Mario 4: ka pasur 11 paraqitje dhe një asistim, por ka zhgënjyer.

Zhegrova i pa gjykuar: ka pasur shumë probleme me lëndimet dhe ka luajtur shumë pak.

Openda 5.5: ka rritur nivelin në ndeshjet e fundit, por ende ka shumë për të dhënë.

ROMA El Ajnaoui 5.5: pas një paraqitjeje të mirë në fazën përgatitore, nuk ka mundur të vazhdojë. Ka 18 paraqitje, një gol dhe një asistim.

Ferguson 4: ka pasur shumë vështirësi dhe ka arritur vetëm 3 gola dhe 1 asistim në 17 paraqitje.

Uesli 7: ka qenë i shkëlqyer për Gasperinin, me 18 paraqitje dhe 3 gola.

Ghilardi i pa gjykuar: ka luajtur pak, vetëm 4 ndeshje.

Beili 5: nuk ka arritur të japë atë që pritej nga ai.

Tsimikas 5: ka luajtur shumë pak dhe ka dhënë vetëm një asistim në Europa League.

të fundit

GJKKO pranon kërkesën e SPAK/ Zgjaten afatet hetimore për dosjen “Bankers”

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka zgjatur afatet hetimore me 3 muaj për dosjen “Bankers”. Sipas organit të…

39 minutes ago

Silvinjo drejt rekordit, asnjë trajner brazilian deri tani nuk është pjesë e këtij Botërori

Shqipëria do të luajë në muajin mars dy ndeshjet e fundit kualifikuese për në Kupën e Botës. Kuqezinjtë do të…

57 minutes ago

Ngjarja tronditëse në Pogradec/ Policia jep detajet: Rushan Selko abuzoi me 12-vjeçaren në gusht…

Policia e Korçës, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të raportuar një ditë më parë, ku një e…

2 hours ago

Partneri dhe motra e tij u vranë në oborrin e shtëpisë, banorja e “Big Brother” bën rrëfimin tronditës: Nuk e doja më jetën, do martoheshim…

Juela ka bërë një rrëfim tronditës në “Big Brother VIP”, për vrasjen e partnerit dhe motrës së tij. Në lot…

3 hours ago

Çfarë duhet të dini në natën e ndërrimit të viteve, zakone të vjetra për një vit të mbarë

Nata e Vitit të Ri, festohet gjerësisht në botë dhe është një ditë kur të gjithë mundohen të harrojnë të…

3 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor sot, (31 dhjetor 2025) një dollar amerikan, do të blihet me 81.2 lekë dhe shitet…

4 hours ago