Ditën e sotme luhen katër ndeshje të Kategorisë së Parë. Në grupin A Burreli ka detyrën e vështirë të triumfojë në shtëpi ndaj Erzenit dhe të qëndrojë ngjitur me Dinamon në krye të renditjes së grupit A.
Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Partizanit B dhe Orikut. Është një duel për mbijetesë, pasi dy skuadrat renditen në vendet e fundit dhe janë vetëm një pikë larg njëra-tjetrës. Ndeshja luhet në Kompleksin Internacional.
Në grupin B Lushnja mban fort mesin e renditjes dhe sot i duhet një fitore në “Roza Haxhiu” ndaj Flamurtarit me patjetër për të mos rrëshqitur në fund. Ndeshja tjetër është ndoshta më e forta e ditës së sotme.
Kryesuesja e grupit, Egnatia udhëton në Peqin për të luajtur si vendase ndaj Besës, një tjetër pretendente për ngjitjen në Superiore. Sot luhet edhe në grupin A të Kategorisë së Dytë dhe më poshtë ju paraqesim ndeshjet e planifikuara. Të gjitha ndeshjet e sotme të së Parës dhe së Dytës luhen në 13:30.
Në fund të takimit të Ervin Salianjit, një qytetar u ngjit në podium dhe shpjegoi se pse ndodhej në këtë…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ndodhet në Shkodër, për takimin e tij të radhës me bazën demokrate në kuadër…
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot takimin e radhës të Foltores së tij nga qyteti i Korçës, që…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, ka ngjallur interes dhe emocion te publiku me deklaratat e saj të fundit, duke…
Një aksident është shënuar këtë të shtunë në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, ku një automjet ka përplasur një person…
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha në një intervistë të shtunën se Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Evropa po zhvillojnë “luftë…