sport

Beteja për titull në Angli, Guardiola i sinqertë: Nëse nuk fitojmë, jemi jashtë

Në Angli, ka vetëm një dilemë në lidhje me garën për titull, Arsenal apo Man.City, cili do të fitojë këtë edicion titullin në Premier League, një pikëpyetje që pritet të marrë një përgjigje, mbase përfundimtare këtë të diel ku në “Etihad”, Man.City pret Arsenal, në atë që konsiderohet ndeshja e titullit.

Në vigjilje të këtij super takimi, Pep Guardiola merr një lajm jo pozitiv pasi tekniku bask duhet të bëjë llogaritë pa Ruben Dias, i ndalur së fundmi për një problem në kavilje. I vetëdijshëm për peshën e këtij takimi është Pep Guardiola, me trajnerin e Man.City i cili u shpreh i bindur se nëse humbasin ndaj Arsenal atëherë janë jashtë garës për titull:

Të lidhura

None found

“Sigurisht, nëse humbasim gjithçka përfundon. Çdo rezultat tjetër na mban ende në garë pasi 6 ndeshje janë shumë”, theksoi Guardiola në konferencë për shtyp.

Kjo pritet të jetë një ndeshje me shumë emocion, me shumë presion, por nuk e sheh në këtë mënyrë Erling Haaland, me biondin që theksoi se nuk ndjen asgjë: “Më ndodh shumë rrallë që të ndjej këtë lloj presioni. Për të qenë i sinqertë nuk është se ndjej tension apo diçka tjetër, pasi kemi të gjithë sezonin që i ndjekim dhe nuk kemi asgjë për të humbur, pra nuk ndjej asnjë lloj presioni”, u shpreh Haaland.

Sigurisht, presioni në këtë rast është mbi Arsenal, pasi “topçinjtë” lëshuan “pe” në mënyrë të papritur, ku humbja e fundit kundër Bournemouth futi Man.City në garë. Arteta duhet të bëjë llogaritë në këtë sfidë pa Bukayo Saka:

“Është jashtë, kjo është e sigurt”, u shpreh fillimisht Arteta duke shtuar: “Ndaj Man.City është ndeshja më e rëndësishme, kjo pasi është ndeshja e radhës. Përballë do të kemi skuadrën dhe trajnerin më të mirë në këtë kampionat, por për ne kjo është një mundësi e shkëlqyer për të fituar, jemi përgatitur për këtë”, u shpreh Arteta në konferencë për shtyp.

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

1 hour ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

1 hour ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

2 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

2 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

2 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

2 hours ago