Ivan Perisic ishte padiskutim edhe heroi i Interit në Kupën e Italisë, pasi shënoi dopietë ndaj Juves, për t’iu dhënë kështu zikaltërve edhe trofeun.
Pas ndeshjes, kroati ka theksuar se gjithmonë ka besuar se do të fitonte Kupën e Italisë, ndërsa shprehet se gjithmonë do besojë te Schudetto derisa matematika ia lejon.
None found
“Gjithmonë kam besuar, kur ishim 1-0 në epërsi ose 2-1 në disavantazh, por reaguam mirë dhe mendoj se fitorja ishte e merituar.
Unë ndihem gjithmonë si lider, por kur ekipi punon kështu, është më e lehtë të jesh lider. Thjesht duhet të vazhdojmë, kanë mbetur edhe dy ndeshje finale, gjithçka është e mundur në futboll dhe ne duhet të vazhdojmë të besojmë”, ka theksuar fillimisht Perisic.
Ende besoni se Interi mund t’i heqë Scudetton nga Milani? “Gjithmonë”.
Lojtari kroat foli gjithashtu edhe për deklaratën e Giuseppe Marotta, që ky i fundit kishte folur për riniovimin e kontratës, me Perisic që nuk nguroi ta thumbonte.
“E ardhmja ime këtu? Nuk e di ende, ne nuk flasim kështu me lojtarë të rëndësishëm. Nuk presim momentin e fundit. Edhe kjo është e vërtetë”, përfundoi lojtari i Interit. /h.ll/albeu.com
Nevil DedeEgnatia ka fituar në shtëpi përballë Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore” [...]Read…
Dikur shihej si një nga talentet më premtues të akademisë së Arsenalit dhe vetë Arsene Wenger besonte se ai mund…
Lidhja Demokratike në Mal të Zi ka reaguar lidhur me iniciativën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit të Malit të…
Jozefin Marku ka reaguar për Top Channel pas qarkullimit të videos ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke…
Në një vizitë në Ksanthi në krahinën e Trakës pranë kufirt me Turqinë, ministri grek I Mbrojtjes Nikos Dhendias ka…
Më shumë se 130 raportime për shpendë të ngordhur kanë mbërritur në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë brenda vetëm katër…