Kontrata e Ilkay Gundogan me Manchester Cityn do të përfundojë pas 15 muajsh, por Sky Blues janë të prirur ta lidhin atë me një marrëveshje të re mes interesimit nga gjigantët e La Liga Santander, Barcelona.
Lojtari gjerman ishte nënshkrimi i parë i Pep Guardiolës në Manchester City në vitin 2016, kur trajneri katalanas i kërkoi klubit të merrte shërbimet e tij nga Borussia Dortmund.
Sipas “Daily Star”, Barcelona është ndër skuadrat që kanë vënë në pah mesfushorin 31-vjeçar, i cili nuk konsiderohet si titullar i padiskutueshëm në mesfushë këtë sezon te Sky Blues. Pavarësisht kësaj, ata raportojnë se ai do të qëndrojë në Etihad.
Gundogan ka startuar në 15 ndeshje në Premier League deri më tani, duke shënuar pesë gola dhe duke prodhuar tre asistime në atë që është sezoni i tij i gjashtë nën Guardiolën.
Nëse Manchester City dështon të rinovojë kontratën e tij në muajt e ardhshëm, ata mund të rrezikojnë ta humbin atë në një transferim të lirë në 2023.
Gundogan ka fituar tre tituj të Premier League, një FA Cup, deri në katër Kupa Carabao dhe dy trofe Community Shield me Manchester City.
Ai gjithashtu ndihmoi Sky Blues të arrinin në finalen e Champions League sezonin e kaluar, ku humbën 1-0 nga Chelsea i Thomas Tuchel./ h.ll/albeu.com
Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Sipas informacioneve…
Një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga karabinierët në Itali pasi kishte mbajtur të mbyllur në shtëpi ish-gruan…
Këngëtarja Dua Lipa, ka reaguar pas natës së parë në koncertit “Sunny Hill” në Prishtinë, ku ajo performoi edhe vetë,…
Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës. Burime për media…
Hamasi ka deklaruar së fundmi se nuk do t’i lëshonte armët nëse nuk do të krijohet një shtet i pavarur…
Personi që shihni në foto është Nexhmije Sula 50 vjeç, e cila është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest…