Besa e Kavajës vazhdon merkaton me qëllimin përforcimin e ekipit. Me të bërë këtë të fundit, kavajasit do të tentojnë mbijetesën në Kategorinë e Parë. Teksa, ditën e sotme, klubi i Besës ka zyrtarizuar plot 4 afrime të reja.
I pari është Bujar Bici. Portieri 20-vjeçar i cili vendosi të mbyllte aventurën me Prishtian u21 në Kosovë për të vazhduar një të re në Shqipëri. Gardiani ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit aktual.
Nurudee Abdulai është lojtari i dytë. Qendërmbrojtësi vjen nga Trepça për të provuar aventurën e re me Besën e Kavajës. 26-vjeçari pritet të jetë një vlerë e shtuar për ekipin kavajas.
Mkhululi Ncube është përforcimi i radhës për mesfushën e Besës. Lojtari ka nënshkruar një kontratë 1.6 vite me klubin nga Kavaja. Por Besa nuk ka harruar repartin e sulmit, të cilin e ka përforcuar me Kamohelo Hoala. 23-vjeçari shihet si i duhuri që mund t’i jap një tjetër “frymë” sulmit kavajas.
Dashi Jeta sentimentale e çifteve do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Nuk do linde asnjë mosmarrëveshje ndërmjet jush…
Ndërprerja mbarëkombëtare e internetit në Iran vazhdon të jetë në fuqi, ndërkohë që numri i raportuar i viktimave nga protestat…
Situata është paraqitur e tensionuar në Big Brother Vip Kosova, ku një debat verbal edhe fizik ka ndodhur mes Lim…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael me rastin e pjesëmarrjes së tij në konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në…
Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, poetja Mimoza Ahmeti komentoi puthjen mes Brikenës dhe Mateos, e pretenduar nga…
Dyshja e shumëpërfolur, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin. Ka qenë banori që i…