Categories: sport

Besa blindon Ermir Spahiun, ish-sulmuesi i Partizanit firmos deri në verën e 2028

Ermir Spahiu do të mbetet te Besa e Kavajës edhe për vitet në vijim. Klubi kavajas dhe sulmuesi 23-vjeçar kanë arritur marrëveshjen për vijimin e bashkëpunimit.

Edhe pse kontrata e tij skadonte më 30 qershor, drejtuesit kanë vepruar në kohë duke mbyllur rinovimin. Tashmë marrëveshja e re e Spahiut me Besën do të jetë në fuqi deri në verën e vitit 2028.

Të lidhura

None found

Spahiu vjen nga akademia e Partizanit dhe ka qenë pjesë e të kuqve deri në vitin 2023, duke pasur edhe një periudhë huazimi te Luzi. Pikërisht në atë vit, 23-vjeçari i dha fund eksperiencës me “Demat” dhe nisi një aventurë të re në Kavajë.

Gjatë sezonit të fundit, ai ishte mes lojtarëve më të spikatur të “verdhezinjve”. Në 32 ndeshje të zhvilluara, Spahiu realizoi 6 gola dhe dhuroi edhe 7 asiste.

të fundit

Trump sugjeron një emër të ri për Nju Meksikon: “Amerika e Re” në një seri prej 34 postimesh

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur një tjetër ide për ndryshimin e emrit të një vendi, këtë herë duke synuar…

10 minutes ago

Sot dita e 100 e revoltë s qytetare, paralajmërohet protestë masive: Rama jep dorëheqjen! Ju ka ardhur fundi

Sot shënohet dita e 100-të e protestave kundër qeverisë, ndërsa në Tiranë pritet të zhvillohet një tubim i madh qytetar.…

11 minutes ago

Aksident i rëndë në autostradën Levan-Tepelenë/ Përplasen dy automjete, humb jetën një prej drejtuesve

Mëngjesin e kësaj të hëne, një aksident me pasojë vdekje e një personi është regjistruar në autostradën Levan-Tepelenë, pranë vendit…

15 minutes ago

Sot nis seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i akuzuar për spiunazh dhe shantazh

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në orën 09:30, mbahet seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, ndaj të cilit Prokuroria Speciale e…

20 minutes ago

Videoja tregon daljen nga pista të avionit të Amazon në Miami, pesë viktima

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka dokumentuar momentin kur avioni i mallrave i Amazon doli nga pista në…

28 minutes ago

Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 7 Shtator 2026

Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në…

35 minutes ago