Pushimi ndërkombëtar i ka sjellë Lecces një zhvillim pozitiv: mesfushori Medon Berisha është rikthyer në stërvitje me grupin dhe është i gatshëm të luajë.
Pasi ka lënë pas dëmtimin dhe problemet fizike, Berisha mund të përfshihet në planet e trajnerit Eusebio Di Franceso për ndeshjen e ardhshme në Serie A.
None found
Mesfushori i Shqipërisë do të ftohet për përballjen në transfertë me Lazion, të cilën Lecce e luan më 21 nëntor, në xhiron e 12-të.
Ky sezon ka qenë i vështirë për Berishën. Ai ka regjistruar vetëm një paraqitje, duke luajtur tetë minuta kundër Cagliarit në fillim të shtatorit.
Vështirësitë e tij lidhen me dëmtimin e rëndë që pësoi në dhjetor të vitit të shkuar. Ai dëmtim i ndërpreu formën fantastike në një periudhë kur Berisha ishte ndër lojtarët kryesorë të Lecces, me 2 gola dhe 3 asistime në 13 paraqitje në Serie A.
Të gjithë në stadium [...]Read More...
Komisioni parlamentar për Legjislacion po shqyrton futjen në “procedurën e përshtatshme” për miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe…
Një roje e gardës franceze u rrëzua me një shpatë në dorë ditën e djeshme para presidentit Emmanuel Macron, teksa…
Të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë mbërritur në Moskë për t'u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin,…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, brenda pak minutash pritet të nis seanca e radhës në gjykimin ndaj Ramadan Morinës, i…
Deklarata e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, se Qeveria e Kosovës është më e gatshme për themelimin e…