Shqipëria siguroi tri pikë të rëndësishme në Ligën C të Ligës së Kombeve, duke mundur 2-0 Finlandën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Pas ndeshjes, Etrit Berisha foli për mediat.
None found
Berisha tha se skuadra e njeh cilësinë e saj dhe se ndaj Finlandës zhvilloi një paraqitje shumë të mirë. Ai kujtoi se Shqipëria e kishte nisur mirë edhe përballjen e parë me finlandezët, por më pas gjërat kishin marrë një tjetër rrjedhë.
Portieri u shpreh se, para ndeshjes me Suedinë, kishte kaluar një kohë e gjatë pa pësuar gol. Ai shpreson që skuadra të mos pësojë as në takimin e ardhshëm, ndërsa theksoi synimin për t’u përmirësuar dhe për t’u kualifikuar në Ligën B.
Sipas Berishës, është e rëndësishme që skuadra të mos varet vazhdimisht nga pritjet vendimtare të portierit për të qëndruar në lojë. Ai e cilësoi ekipin solid dhe tha se kundërshtarët e kanë të vështirë t’i shënojnë.
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Shqipëria ia del të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2-0 ndaj…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Shqipëria ia del të marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve, Liga C, pas suksesit 2-0 ndaj…
UEFA ka caktuar ekipin e gjyqtarëve për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e cila zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil…
Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Finlandës.“Kuq e Zinjtë” dominuan plotësisht për të arkëtuar…