Mbrëmjen e së hënës, u zhvillua ceremonia e “Topit të Artë 2025”, aty ku kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti u zgjodh “Lojtari i Vitit i Kombëtares”.
Kapiteni u ngjit në skenë për të marrë çmimin dhe falenderoi të gjithë protagonistët që e kanë ndihmuar që të arrijë atë çmim, ndërkohë që pas ceremonisë foli para mediave ku u ndal edhe te Kombëtarja dhe ndeshjet e “Play Off” në mars.
Gjimshiti e mori këtë çmim nga votat e bashkëlojtarëve të tij, të cilët zgjodhën pikërisht kapitenin si më të mirin e vitit.
ÇMIMI- “Së pari ju përgëzoj për organizmin dhe faleminderit. Besoj se vitin e kaluar, mami im bëri një figurë më të mirë se imja. Falënderoj çunat e Kombëtares sepse pa ata nuk vlen asgjë. Futbolli është kolektiv dhe i falënderoj ata, stafin dhe presidentin Duka. Falënderoj edhe kryeministrin dhe më të rëndësishmit, familjen time për sakrificat që kanë bërë. Jam shumë i lumtur që jam sot këtu dhe që e fitoj këtë çmim. Është krenari, por sërish e them që futbolli është një lojë kolektive dhe e ndaj me të gjithë bashkë lojtarët e mi. Sigurisht që është edhe fitore e atyre”.
PLAY OFF- “Rivalët sigurisht që kanë më shumë eksperiencë, kanë shkuar shumë shpesh në Botëror, por prapë besoj se shanset tona janë 50 me 50. Pse jo, të ëndërrojmë. Të jenë të gjithë çunat gati në mars dhe të shkruajmë historinë e futbollit shqiptar”.
PREMTIM- “Si të gjithë, do të japim maksimumin dhe shpirtin në fushë. Të gjithë së bashku do ta arrijmë qëllimin që kemi”.
DËMTIMI- Aktualisht, Gjimshiti ndodhet jashtë fushave për shkak të një problemi fizik. Në ndeshjen e fundit kundër Kaljarit, kapiteni i Kombëtares u detyrua të largohej në minutën e 55-të pas një tendosjeje muskulore në fleksorin e djathtë.
Gjendja e tij do të monitorohet në ditët në vijim, por kjo ndalesë e përkohshme nuk e zbeh aspak një sezon ku ai ka qenë protagonist absolut. Me shumë gjasa, Gjimshiti do të mungojë për skuadrën e tij në ndeshjen e radhës, por pritet që të rikthehet në fushë menjëherë pas kësaj jave dhe mund të kontribuojë me fanellën e Atalantës, që po kalon një moment shumë të mirë.
Pas goditjes së një grupi kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve…
Një tjetër ngjarje e rëndë në një shkollë në vend. Rasti në fjalë, është regjistruar në ambientet e një shkolle…
Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi, ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) drejtuar Kuvendit për t’i hapur rrugën…
Me rastin e 46-vjetorit të lindjes, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia në rrjetet sociale. Ai thotë…
Kombëtarja shqiptare e futbollit, në muajin mars ka një takim me historinë dhe milionat. Kuqezinjtë do të luajnë për një…
Një kapitull i ri dhe i mbushur me emocione ka nisur sot për Erion Zeqirajn. Ish-banori i “Big Brother Albania…