Cesena siguroi ngjitjen në Serie B pas disa vitesh dhe një nga protagonistët kryesorë të këtij suksesi është padiksutim Christian Shpendi.
Sulmuesi shqiptarë udhëhoqi ekipin drejt fitoreve, ku me golat e tij ishte mjaft vendimtar.
None found
Në sezonin që u mbyll ia doli të shënonte 20 gola në kampionat, 1 në Kupën e Italisë dhe po kaq edhe në Superkupë. Gjithashtu dhuroi edhe 6 asiste.
Për këtë lojtari i Kombëtares U-21 ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ka folur edhe për babin e tij dhe episodin kur i ati sulmoi një nga lojtarët kundërshtarë.
“Ishte një sezon perfekt. Kur skuadra filloi të ecë, edhe unë fillova të shënoja me vazhdimësi. Dy vjet më parë unë fitova kampionatin dhe Superkupën me Primavera-n, por të ishe pjesë e ekipit të parë ka një vlerë tjetër në rrugëtimin tim, unë dhe vëllai im i detyrohemi Cesena-s.
Babai? Ai mbaronte turnin në punë, megjithatë gjithmonë gjente forcën apo kohën të na linte të luanim dhe na ndoqi kudo duke hequr dorë nga shumë gjëra.
Sulmi ndaj Rinaldit pas ndeshjes ndaj Olbias? Ai reagoi keq, ai nuk e mendoi mirë çfarë po bënte, por ishte i pari që kërkoi falje. Ai episod nuk më ndikoi aspak dhe nuk do të më bënte të ndryshoja mendimin tim për të”, ka përfunduar Shpendi.
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë…
Albian Ajeti po përjeton një periudhë të shkëlqyer te FC Lugano, ku ka rigjetur formën dhe instinktin e golashënuesit pas…
Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar padinë prej 10 miliardë dollarësh të presidentit Donald Trump kundër gazetës…
Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…
Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…