Iker Casillas mendon se Karim Benzema do të marrë Topin e Artë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve.
“Benzema është thjesht i mrekullueshëm. Karimin më ka pëlqyer gjithmonë si lojtar, por ai ishte vërtet nën hijen e Cristiano Ronaldos, Di Marias, Kakas apo Bale.
Por tani ai ka marrë përgjegjësinë. Mbetet vetëm për të fituar Ligën e Kampionëve.
Nëse e ngre këtë trofe si kapiten i Real Madridit, atëherë, pa dyshim, duhet t’i jepet Topi i Artë.
Vinicius dhe Rodrigo kanë bërë një progres të tillë sepse kanë Benzeman në krah. Ata kanë një lidhje shumë të mirë. Dhe Modric, Kroos, Casemiro dhe Valverde i ndihmojnë nga pas”, tha ish-portieri i Real Madridit.
Nesër, më 28 maj, Madridi do të përballet me Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve. /albeu.com/
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme (15 dhjetor) në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku një…
Ervin Salianji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka reaguar për akuzat se ishte ai që ka…
Për të dytin vit radhazi, në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë”, ku një hapësirë e veçantë i kushtohet Kombëtares shqiptare,…
Aktori i njohur Jul Deda ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale pas deklaratave emocionale të Bes Kallakut. Në një…
Sulmuesi i Vllaznisë Bekim Balaj u nderua në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, si “Këpuca e Artë” për edicionin…
Një apartamet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen Granice të Gjirokastrës. Zjarri ka rënë në katin e…