sport

Bentacur dhe Kulusevski shumë afër Tottenhamit

Tottenham është në prag të bëjë një goditje të dyfishtë me dyshen e Juventusit, Dejan Kulusevski dhe Rodrigo Bentancur, që së bashku do të kushtojnë 70 milionë euro.

Gazetari i njohur, Gianluca Di Marzio. pretendon se negociatat kanë arritur në një fazë të avancuar dhe tani janë afër përfundimit dhe çdo gjë pritet të mbyllet përpara të hënës.

Bisedimet po ecin shpejt për faktin që drejtori sportiv i Tottenham është Fabio Paratici, i cili gjithashtu ka punuar te Juve dhe ka nënshkruar vetë më parë me këtë lojtarë.Ai është ai që negocioi transferimin prej 35 milionë eurosh për të marrë Kulusevski nga Atalanta në janar të vitit 2020, por ai mbeti në huazim te Parma për pjesën tjetër të atij sezoni.

Sipas Sky Sport Italia, Spurs janë të përgatitur të marrin suedezin në huazim me një detyrim blerje për një total prej 40 milionë euro.

Detyrimi, megjithatë, do të bazohej nëse Tottenham kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe lojtari bën një numër të caktuar ndeshjes për skuadrën e Ligës Premier këtë sezon.

Sa i përket Bentancur, Aston Villa nuk është më në garë, ndërsa Tottenham ofron 30 milionë euro që përfshirë edhe bonuset të lidhura me performancën.

Juve i detyrohet 30 për qind të shitjes Boca Juniorsit, si pjesë e marrëveshjes para disa vitesh kur ai kaloi në Itali.

Fillimisht ishte 50 për qind, por në kontratë shkruante se ajo ulet në çdo vit sa rri mesfushori në Torino.

Plani është që Bentancur të zëvendësohet me Denis Zakaria, i cili është në muajt e fundit të kontratës me Borussia Monchengladbach.

Oferta nga Juve është 5 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse dhe duket se ka marrëveshje mes klubeve.

Një tjetër opsion mbetet Nahitan Nandez i Cagliarit.

të fundit

Presidenti Begaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Barazia gjinore, prioritet i Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori sot pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,…

44 minutes ago

Fatmir Hysenbelliu reagon sërish ndaj Angela Martinit: Mos u merni me një Buçe!

Fatmir Hysenbelliu ka reaguar sërish pas postimeve të fundit të Angela Martinit, duke përdorur gjuhë të fortë dhe duke mbrojtur…

57 minutes ago

Përbërja e komisioneve të përhershme, Kuvendi mblidhet në seancë të mërkurën

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 10:00, pas urdhrit të Kryetarit të…

59 minutes ago

Julia Garner zyrtarisht në rolin e Madonnës

Është tashmë e konfirmuar: aktorja Julia Garner do të interpretojë ikonën e popit, Madonna, në projektin e ri biografik. Lajmi…

1 hour ago

Takimi Dumani-Lamallari/ Bardhi: Prioritet i SPAK të jetë lufta kundër korrupsionit qeveritar

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas takimit të Kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe ministrit…

1 hour ago

Diplomati britanik dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë: S’ka pasur dëshmi për Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së në kuptimin ushtarak

Diplomati britanik, John Stewart Duncan po vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë…

2 hours ago