Benjamin Mendy, ish-futbollist i kombëtares së Francës, ka shitur medaljen e artë që fitoi në Kupën e Botës 2018, turne i zhvilluar në Rusi.
None found
Ish-mbrojtësi i majtë ishte pjesë e brezit të njohur të Francës që siguroi trofeun e dytë botëror në historinë e saj, pasi mposhti Kroacinë në finale.
Që prej atij suksesi, karriera e Mendyt ka pësuar një rënie të pazakontë. Pas periudhës te Manchester City, ai përfundoi te klubi polak Pogon Szczecin, ku aktivizohet aktualisht.
Për një kohë të gjatë, francezi qëndroi jashtë fushave për shkak të akuzave për përdhunim. Aktakuza përmbante gjithsej 10 akuza, por në fund të gjitha u rrëzuan.
Medalja e Kupës së Botës 2018 u shit gjatë ankandit ndërkombëtar të futbollit Goldin, duke i sjellë Mendyt 54,000 euro.
Sipas L’Equipe, objekti ishte paraqitur si pjesërisht i dëmtuar dhe me shenja të lehta konsumimi. Krahas medaljes, blerësi përfitoi edhe një certifikatë të fituesit të Kupës së Botës, të firmosur nga ish-mbrojtësi i Monacos dhe Manchester Cityt.
Në medalje gjendet gjithashtu një mbishkrim përkujtimor kushtuar triumfit, ku lexohet “Les Bleus”, ose “Blutë”, nofka me të cilën njihet përfaqësuesja franceze.
Mendy nuk është grumbulluar më me kombëtaren e Francës që prej ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Evropian 2019 ndaj Shqipërisë.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…