Categories: sport

“Bën ndryshimin, dua të luaj krah më të mirëve”, Sergio Ramos mban Mbappe në Paris?

Sergio Ramos dha intervistën e tij të parë nga Parisi, duke shprehur dashurinë për “Los Blancos”. Mbrojtësi andaluz premton se nuk do të festojë kurrë nëse i shënon skuadrës “merengues” me të cilën fitoi gjithçka në karrierë.

“Kam patur një përvojë të mrekullueshme në Madrid, ruaj kujtimet më të bukura. Është e trishtueshme të largohesh nga një shtëpi, që të dha aq shumë. Mora iniciativën për të ardhur te PSG, një ekip me një projekt që po bëhet realitet. Dua pak kohë të integrohem, por më pëlqejnë sfidat. Vazhdoj ta ruaj atë iluzionin për të fituar edhe këtu. Do të doja të bëja aq mirë, sa në Madrid. Vij në ekipin ideal, aty kum kam dashur të jem.”

Ramos nuk hap polemika ndërsa pyetet nëse Reali bëri gjithçka duhej për ta mbajtur në Madrid.

“Pyetje e vështirë për t’u përgjigjur, por tashmë e kam bërë të qartë në konferencën time të fundit për shtyp: nuk ka kthim prapa. Jam aventurier dhe përparësia ime ishte projekti sportiv. Gjithashtu, edhe trajtimi që më bënë presidenti, Leonardo, Pochettino…”

Ramos në Paris dhe Mbappe që nuk po rinovon, me tifozët madrilenë që ëndërrojnë ta kenë idhullin e tyre në “Bernabeu”. Mbrojtësi veteran mund t’i japë detaje të rëndësishme nga përvoja e tij në kryeqytetin spanjoll.

“Këshilla në nivelin personal nuk mund të jap. Mund t’i tregoja diçka nga përvoja, por do ta bëja privatisht. Si lojtar i PSG-së do të doja që ai të qëndronte. Më pëlqen të luaj me më të mirët dhe Mbappé është njëri prej tyre. Unë nuk e di se çfarë ka në mendje Mbappé. Dua që ai të qëndrojë këtu, sepse është shumë i ri dhe bën ndryshimin. Këtu është një ekip shumë i mirë. Fryma ime fituese është ajo që mund të kontribuoj në grup. Nëse kjo mund të infektojë një shok skuadre, aq më mirë.”

të fundit

“Pa botox dhe photoshop”- Ja si dukej Shkurte Fejza para 32 vitesh (FOTO)

Kthehemi në vitet e 90-ta, kur Shkurte Fejza po krijonte emrin e saj si një nga ikonat më të mëdha…

29 seconds ago

Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë! Gjykata cakton masat e sigurisë për katër të arrestuarit

Ditën e sotme, Gjykata e Korçës, ka caktuar masat e sigurisë për katër të arrestuarit, që akuzohen për përfshirje në…

15 minutes ago

Veshja e presidentit ukrainas çështje diskutimi para takimit me Trump, cila do të jetë zgjedhja e Zelensky-t

Veshja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka qenë çështje diskutimi në takimin e mëparshëm kokë më kokë mes tij dhe…

31 minutes ago

Kryeministri i Republikës Srpska, Radovan Viskoviç, jep dorëheqjen pas sanksioneve amerikane dhe akuzave për …

Radovan Viskoviç, kryeministri i entitetit Republika Srpska të Bosnjës dhe Hercegovinës, dha dorëheqjen sot nga posti i tij. Ai është…

40 minutes ago

“Serbia drejt l*ftës civile”/ Analistët në Kosovë: Situata drejt anarkisë, Vuçiç manipulon me deklarata

Protestuesit në Serbi po shprehin tendencën se protestat e tyre mund të kalojë në luftë civile, nëse qeveria nuk realizon…

1 hour ago

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Shkodër (VIDEO)

Kamioni i përmbysur në rrugë dhe një automjet tërësisht i shkatërruar. Kjo është panorama e tmerrshme e aksidentit të ndodhur…

1 hour ago