Mund të konsiderohet edhe si “mallkimi”, Granda. Skuadra e Myrto Uzunit ia doli sërish të bëjë të paimagjinueshme, pavarësisht se shitën “yllin” e tyre, Bryan Zaragoza, teksa mbrëmjen e së dielës që sapo lamë pas arritën t’i rrëmbejnë 1 pikë, “Katalanasve” të Barcelona-s, me sfidën e javës së 24-t, të kampionatit spanjoll të futbollit, që përfundoi me rezultatin, 3 me 3.
Vetë “Legjionarit” i Kombëtares sonë ishte protagonist në golin e dytë të sfidës, ku dhuroi asistin për “fantazisti” uruguajan, Facundo Pellistri, teksa pas ndeshjes 28-vjeçari bëri edhe një koment të shkurtër për mediat, ku e cilësoi barazimin ndaj “Katalanasve”, si një ndeshje të madhe të skuadrës së tij, ku kishte mundësinë për të siguruar edhe 3 pikët.
“Jemi shumë të lumtur për pikën, kishim nevojë për të. Erdhëm në Barcelonë për të bërë një ndeshje të madhe. Sipas meje e kemi bërë dhe mendoj se edhe mund t’i mposhtnim. Duke luajtur kështu, do të luftojmë në çdo ndeshje për të fituar. Shpresoj që tifozët të qëndrojnë gjithmonë përkrah nesh, të kenë besim te ne. Do të japim gjithçka në ndeshjen ndaj Almeria. Është një finale për ne dhe do të japim shpirtin për këtë fanellë”,- u shpreh Uzuni pas ndeshjes. /abcnews.al
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot do ndiheni më të hapur dhe të gatshëm…
Eduard Kuçi ka reaguar publikisht pas eliminimit nga “Big Brother VIP Kosova 4”, duke folur hapur për eksperiencën e tij…
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, bëri thirrje për reforma në industrinë e naftës që do të hapnin rrugën…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka kërkuar personalisht presidentit amerikan Donald Trump që të ndërmarrë një sulm të mundshëm ushtarak…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur për strategjinë që, sipas tij, opozita duhet të ndjekë për të fituar…
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka deklaruar se nuk ka asnjë kallëzim të tij në SPAK, për…