sport

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Mesfushori anglez, Jude Bellingham ka zgjedhur dy bashkëlojtarë aktual të Real Madridit, si dy lojtarët më të mirët me të cilët ka luajtur deri tani në karrierë.

Para fillimit të sezonit, Real Madridi solli Bellingham në një transferim prej 103 milionë eurosh nga Borussia Dortmundi dhe e lidhi atë me një kontratë gjashtëvjeçare.

Nëse përfshihen bonuset që mund të paguhen për mesfushorin 20-vjeçar, shuma e atij transferimi mund të rritet në 133.9 milionë euro.

Kështu, Bellingham mund të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit, përpara Eden Hazard, i cili u pagua 115 milionë euro kur u transferua nga Chelsea.

Ndryshe nga Hazard, për të cilin shumë do të thonë se është dështimi më i madh në historinë e Los Blancos, përfaqësuesi anglez që në sezonin e tij të parë filloi të justifikonte pasurinë që Reali pranoi t’i paguante Dortmundit gjatë transferimit.

Me 18 gola në vetëm 26 ndeshje të luajtura, ai është golashënuesi më i mirë i Realit në La Liga, dhe nëse shikoni statistikat e tij të përgjithshme, gjithçka duket edhe më mbresëlënëse.

Mesfushori sulmues i Realit ka luajtur 38 ndeshje për klubin, duke shënuar 22 dhe duke asistuar 10 gola në kërkim të titullit tashmë të fituar të La Ligës dhe ende aktiv për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Në karrierën e tij profesionale, të cilën e filloi në Birmingham City kur ishte vetëm 16 vjeç, Bellingham luajti edhe për Dortmundin, Realin dhe kombëtaren angleze.

Ai e ndante dhomën e zhveshjes me shumë emra të fortë dhe e kishte të vështirë të zgjidhte vetëm një lojtar kur fliste për më të mirët. I pyetur se cili është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, anglezi zgjodhi dy.

“Kam luajtur me shumë lojtarë të mirë në Dortmund dhe në kombëtaren e Anglisë, por Toni Kroos ose Luka Modric janë ndoshta më të mirët me të cilët kam luajtur”, ka thënë fillimisht Bellingham.

“Ata luajnë një lojë ndryshe, janë dhjetë hapa përpara nga të gjithë të tjerët gjatë gjithë kohës, unë do të thosha se ata të dy”, përfundoi ylli i Los Blancos. /Telegrafi/

të fundit

Horoskopi 22 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie sot mund të ndiheni të pasigurt, por një bisedë…

8 hours ago

Adelina Ismaili reagon ashpër: Kush do ta besonte që do të arrijnë në pikën ku do ta fyejnë Jusuf Gërvallën?

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka reaguar ashpër përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke shprehur indinjatën e…

8 hours ago

Aplikimet për azil në Mbretërinë e Bashkuar rekord, por bien nga Shqipëria

Mbretëria e Bashkuar regjistroi një rekord prej 111,084 aplikimesh për azil gjatë vitit të parë të qeverisë së kryeministrit Sir…

8 hours ago

Zjarr i “fuqishëm” në Dukat, rrezikon banesat aty pranë

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese. Situata…

8 hours ago

Tjetër ngjarje tronditëse në Vlorë, një grua hidhet nga pallati dhe ndërron jetë

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një grua është hedhur nga ballkoni i…

8 hours ago

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija bie nga lartësia në zonën e Lungomares, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Lungomares. Sipas raportimeve, një fëmijë ka…

9 hours ago