sport

Bellingham po thyen një rregull të rreptë të La Ligas në çdo ndeshje që luan për Real Madridin

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham po thyen kodin e veshjes në La Liga në çdo ndeshje që ai po luan.

Bellingham është bërë pjesë e “Los Blancos” nga Borussia Dortmundi gjatë verës dhe shumë shpejtë është shndërruar në njërin nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm.

Ylli anglez ka shënuar 13 gola në 16 ndeshje, duke ndihmuar Real Madridin që të jetë lider në elitën e futbollit spanjoll.

Sidoqoftë, Bellingham nuk ka qenë në dijeni të një rregulli jo shumë të njohur në Spanjë.

20-vjeçari e ka ndjekur trendin e disa futbollistëve përgjatë viteve të fundit duke grisur çorapet të cilat i veshin gjatë ndeshjeve.

Lojtarët e bëjnë këtë për të vetmen arsye për të mbrojtur muskujt e këmbës. Vrimat në çorape mundësojnë lirimin e tensionit nga këmbët e tyre dhe zvogëlojnë probabilitetin e ngërqit si dhe lëndimeve muskulore.

Sipas asaj që raporton medium spanjoll AS, kjo në fakt është kundër rregullave të La Ligas, pasi lojtarët nuk lejohen që të futen në fushë me fanella apo çorape të grisura.

Mirëpo, anglezi nuk do të ndëshkohet për këtë gjest meqë thuhet se shefi i La Ligas e ka “mbyllur syrin” pasi që është në dijeni të kaosit medial që do të shkaktohej, në rast se detyrojnë lojtarët të veshin çorapet kundër dëshirës së tyre.

Në mesin e lojtarëve që hapin vrima në çorapet e tyre janë edhe bashkëkombasit e Bellingham, Bukayo Saka, Conor Gallagher dhe Kyle Walker. /Telegrafi

/

të fundit

Skandale të shumta për familjen mbretërore të Norvegjisë, Princesha Mette-Marit nën akuzë për lidhjet me Jeffrey Epstein, i biri për përdhunim

Familja mbretërore e Norvegjisë po përballet këtë javë me skandale në disa fronte, teksa organizata bamirëse po shqyrtojnë mundësinë për…

1 minute ago

Shqipëria po tërheq pensionistët amerikanë: Qira të lira dhe qëndrim deri në një vit pa vizë

Qiratë dhe kostoja më e ulët e jetesës, si dhe mundësia për të qëndruar deri në një vit pa leje…

20 minutes ago

“Nuk manovrova dot!”/ Aksident në Lushnje, shoferi përplas një kalë, përfundon në spital gruaja e tij

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tri Urat në Lushnje, ku një mjet tip BMW është…

37 minutes ago

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

Mëngjesi i sotëm ka nisur pak i zhurmshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Teksa Rogerti po debatonte me…

2 hours ago

Tjetër fitore për kryeministren e parë grua në Japoni, partia e Sanae Takaichit mund opozitën në zgjedhje dhe fiton 2/3-tën e parlamentit

Partia në pushtet e Japonisë, e udhëhequr nga Kryeministrja Sanae Takaichi, fitoi lehtësisht në zgjedhjet e parakohshme të ditës së…

2 hours ago

Taulant Seferi shkëlqen te Bodrumspor, gol dhe asist në fitoren 0-5 ndaj Demirspor

Jo vetëm Arlind Ajeti, por te Bodrumspor shkëlqen edhe Taulant Seferi. Sulmuesi kuqezi ka realizuar gol në sfidën ndaj Demirspor,…

2 hours ago