Categories: sport

Bëhet publike biseda e transkriptuar e Perez, ku presidenti i Realit i quan mashtrues Casillas e Raulin

Florentino Perez është dëgjuar duke kritikuar rëndë dy legjendat e skuadrës, Iker Casillas dhe Raul Gonzalez në vitin 2006, gjë që shkaktoi edhe dorëheqjen e tij nga posti i presidentit të Real Madridit, raporton El Confidencial.

Gazeta spanjolle ka publikuar një bisedë të transkriptuar të Perezit në vitin 2006 ku kritikonte futbollistët.

Të lidhura

None found

Perez ishte dëgjuar duke kritikuar Casillasin duke thënë që nuk ka kualitet të jetë lojtar i Real Madridit dhe është një mashtrim.

“Casillas nuk është një portier për Real Madridin, çfarë dëshironi t’ju them? Ai kurrë nuk ka qenë i tillë”, kishte deklaruar i pari i klubit madrilen.

“Ishte njëri nga dështimet më të mëdha që kemi pasur, një nga mashtrimet më të mëdha dhe pas tij është edhe Rauli.”, shtoi ai.

“Nuk e di përse e mbrojnë aq shumë (Casillasin), ata janë egoistë dhe nëse varesh nga ata do ta pësosh”, tha Perez.

“Këta dy lojtarë janë mashtruesit më të mëdhenj të Realit”, shtoi Perez.

Kujtojmë se Casillasit nuk i ishte dhënë lamtumira si legjendë, e që tashmë raportohet se Perez e kishte bërë atë veprim shkaku që e shihet si mashtrues. /Telegrafi/

të fundit

Halil Geci kundërshton akuzat ndaj Donika Gërvallës: Pa prova, kjo është propagandë

Veprimtari i çështjes kombëtare, Halil Geci, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me akuzat e fundit ndaj ish-ministres…

2 minutes ago

Arben Gashi kujton kërkesën e tij që Speciales t’i ndalohej përdorimi i dokumenteve serbe

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së. Gashi rikujtoi…

24 minutes ago

Mbi 50 ndeshje secili me Kosovën: Valon Berisha dhe Fidan Aliti mbyllin karrierën ndërkombëtare si legjenda

Të premten, dyshja Valon Berisha dhe Fidan Aliti vendosën t’i “varin këpucët” në nivelin ndërkombëtar, pra përfaqësimin e Kosovës.Të dy…

25 minutes ago

TAV Maqedonia anulon kufizimin për hyrjen pa pagesë në zonën “Hug & Fly

TAV Maqedonia e ka tërhequr vendimin me të cilin qasja falas e një automjeti në zonën “Hug & Fly” në…

30 minutes ago

Duhet të qëndrojmë vigjilentë”/ Macron: Franca dhe aleatët do t’u përgjigjen sulmeve hibride ruse

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se sulmet hibride të lidhura me Rusinë nuk do të kalojnë pa reagim, duke…

30 minutes ago

Kaos në Ceuta, mijëra emigrantë vërshojnë drejt kampit të ri pranë portit

Skena tensioni janë regjistruar të premten në rrugët e Ceutës, në Spanjë, ku mijëra emigrantë u nisën masivisht drejt një…

31 minutes ago