Një gabim për të mësuar dhe për t’u përmirësuar. Penalltia e humbur nga Kylian Mbappe në 1/8-at e Euro 2020-ës me Francën e tij, që i kushtoi eliminimin nga Zvicra, mund të jetë edhe hapi u parë i një progresi që mund ta bëjë atë më të mirin. Në këtë linjë është mendimi i mbrojtësit Francez Adil Rami, në një intervistë të fundit të dhënë nga mbrojtësi francez.
“Kam lexuar se ndoshta nuk është keq për Mbappe që humbi atë penallti. Duhet të kalojë këto eksperienca, të bjerë, të dështojë, të kritikohet, të piqet dhe të kuptojë se çfarë është futbolli. Unë jam i kënaqur ta shoh se si vuan, pasi e di që falë kësaj do t’ia dalë të fitojë Topin e Artë”, tha Rami.
Ish mbrojtësi i Milanit, kampion i Botës me Francën në 2018-ën dhe që aktualisht luan për Boavistën, foli edhe për karakterin shpesh të diskutuar të Mbappe.
“Sa për karakterin nuk më habit, pasi e kam parë edhe unë në 2018-ën. Do që të jetë më i miri dhe të bëjë si idhulli i tij, Cristiano Ronaldo, por nuk duhet të harrojmë që është akoma një djalosh 22-vjeçar dhe mund të përmirësohet. Zgjedhjet e tij nuk janë perfekte, por do të rritet”, tha mbrojtësi francez.
Ditën e nesërme (18 Shtator 2025), në seancën parlamentare në Kuvend, do të prezantohet programi qeverisës “Rama 4”. Në kapitullin…
Këngëtari i famshëm Ed Sheeran ka folur hapur për vendimin e tij për të jetuar përkohësisht në Shtetet e Bashkuara…
Ditën e nesërme (18 Shtator 2025), në seancën parlamentare në Kuvend, do të prezantohet programi qeverisës “Rama 4”. Në programin…
Programi i dashurisë, “Për’puthen”, ka startuar të hënën sezonin e shtatë, e menjëherë ka nisur prezantimi i djemve dhe i…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ka ekzekutuar urdhrin për konfiskimin e pasurive të…
Për shumë njerëz, kafeja është burim energjie, një pushim i këndshëm ose një mënyrë për të krijuar një lidhje shoqërore.…