Categories: sport

Befasohet Interi, agjenti i Lautaros konfirmon se ka refuzuar rinovimin e kontratës

Agjenti i Lautaro Martinez ka konfirmuar se ai ka refuzuar ofertën më të fundit të zgjatjes së kontratës nga Interi.

Marrëveshja aktuale e argjentinasit skadon në qershor të vitit 2023, kështu që natyrshëm “Nerazzurët” janë të etur për zgjatjen e saj për të bllokuar talentin e tyre të vlefshëm, ose të sjellin sa më shumë para nga shitja e tij.

Të lidhura

None found

Ekziston një klauzolë lirimi në kontratën e tij prej 111 milionë eurove, megjithëse besohet se Interi do ta linte të largohej për 90 milionë euro.

“Kjo është shumë e tepërt. Të gjithë kanë çmimin e tyre, dhe megjithëse Interi nuk po flet për një shitje, ne duhet të shohim ndërsa afati i transferimeve vazhdon se cila është situata në klub.Ata na ofruan një rinovim, por ne u thamë atyre se tani për tani ne jemi të lumtur siç jemi”, tha agjenti Alejandro Camano.

Reprezentuesi argjentinas kishte qenë shumë pranë bashkimit me Barcelonën verën e kaluar para se të dështonin negociatat.

“Kush nuk do të donte të luante për Barcelonën? Është një nga klubet më të mëdha në botë. Ne jemi të relaksuar, duhet të zgjidhim situatën me Interin së pari, por padyshim që ai do ta donte atë. Askush nga Barcelona nuk më ka thirrur, kështu që ne nuk jemi duke menduar për këtë.Lojtari është i gatshëm për çdo sfidë, ai nuk mund të injorohet dhe është i përgatitur të marrë përsipër çdo përgjegjësi. Nuk e di se çfarë ndodhi vitin e kaluar, pasi më thanë se ish-agjenti i tij kishte folur me Barçën, por situata ishte mjaft e pa qartë. Ajo që duhet të bëjmë tani është të kuptojmë projektin e Interit dhe të dëgjojmë ofertat që vijnë. Ne jemi të lumtur siç jemi, atëherë do të shohim.”, tha ai.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago