sport

Befasi e madhe nga Anglia: Liverpooli dhe Man United paraqesin ofertat për Mbappen

Manchester United dhe Liverpool kanë dorëzuar oferta për të nënshkruar me sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe këtë verë.

Mbappe i ka thënë PSG-së, sipas The Athletic, se ai do të largohet nga klubi si lojtar i lirë këtë verë, pasi kishte zgjedhur të mos nënshkruajë një zgjatje të kontratës.

Të lidhura

None found

RMC Sport në anën tjetër raporton se francezi ka informuar bashkëlojtarët e tij për vendimin që ka marrë, megjithëse nuk ka treguar se në cilin klub do të transferohet.

E ardhmja e francezit ka filluar të qartësohet, ndërsa Arsenali, Liverpooli, Manchester City dhe Manchester United, thuhet se janë të interesuara për transferimin e tij.

Sipas gazetës franceze Le10Sport, United ka dorëzuar tashmë një ofertë te shoqëruesit e Mbappes pasi aksioneri i ri Sir Jim Ratcliffe synon të bëjë një nënshkrim gjigant në verë për të njoftuar kalimin e tij në Old Trafford.

Gjithashtu pretendohet se Mbappe dhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kanë pasur disa biseda telefonike, megjithëse gazeta shton se largimi i afërt i gjermanit në fund të sezonit ka të ngjarë të dobësojë shanset e Reds.

Ndërkohë, lidhjet me një kalim te Real Madridi vazhdojnë të shfaqen. Gazeta spanjolle Marca thotë se ai do t’i bashkohet klubit spanjoll – dhe pretendon se ai tashmë ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare për t’u bashkuar me klubin si lojtar i lirë nga korriku.

Reali ende nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje, ndryshe nga skenarët e mëparshëm ku ata kanë mohuar çdo interesim për kapitenin e Francës.

Sipas BBC Sport, Los Blancos kanë një datë specifike se kur mund të shpallet kalimi i sulmuesit – nëse ai vendos të nënshkruajë kontratën.

Pretendohet se Mbappe mund të shpallet si lojtar i Real Madridit, sapo të bëhet e qartë se Reali dhe PSG nuk do të përballen me njëri-tjetrin në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Me të dy klubet që aktualisht konkurrojnë në 16-shen e fundit të kompeticionit, dhe kanë epërsi nga ndeshjet e tyre të para, ata janë në një pozicion për të arritur në çerekfinale. /Telegrafi/

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago