sport

Beckham tregon se transferimi i Messit në Miami ishte planifikuar shumë kohë përpara verës së 2023

Kalimi i Lionel Messit në Major League Soccer (MLS) ka shkaktuar tronditje në mbarë botën, pasi argjentinasi mund të luante ende në nivelet më të larta në futbollin evropian.

Shumë besojnë se largimi i yllit argjentinas nga PSG te Inter Miami ishte një zgjedhje mjaft e papritur, por familja Messit e kishte këtë opsion në tryezë për një kohë të gjatë – shumë përpara verës së 2023.

Të lidhura

None found

Në fakt, Inter Miami mezi ekzistonte kur babait dhe agjentit të Leos, Jorge, iu ofrua për herë të parë lëvizja në Miami.

Duke folur në podcastin “This Life of Mine” me James Corden, David Beckham foli se si ish- kapiteni i Barcelonës përfundoi duke luajtur futboll për Inter Miamin.

“Ne kishim folur me babanë e Leos për një kohë të gjatë… Para pesë vitesh”, ka thënë fillimisht Beckham.

“Unë dhe partneri im [bashkëpronari Jorge Mas] në Miami hymë fshehurazi në një hotel për të takuar babanë e Leos pesë vjet përpara se ai të nënshkruante për ne”.

“Ne patëm një takim me të, dhe unë i thashë, “Shiko, e di që Leo nuk është gati tani, por dua që djali juaj të luajë për klubin tim në të ardhmen””.

“Tani, ne e dinim atë muaj që duhej marrë një vendim, sepse Leo kishte njoftuar se po largohej nga PSG. Pra, në katër ose pesë të mëngjesit në Japoni, unë isha shtrirë në shtrat dhe telefoni im vazhdonte të binte, të binte, të binte. Më pas shoh, ‘Leo Messi ka vendosur të vijë në Miami’”.

“Ai lajm më pështjelloi. U ula në shtratin tim dhe fillova të qaj sepse sapo kemi nënshkruar me Leo Messin – lojtarin më të madh që ka luajtur ndonjëherë futboll”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

të fundit

Egg protest, Klevis Balliu: New MPs respond with greater passion; it was necessary

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

3 hours ago

Parashikimi i horoskopit 10 tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…

3 hours ago

Ferguson rrëfen frikën se mund të mos e shohë stadiumin e ri të Manchester United

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…

4 hours ago

Ngjyrat e Shqipërisë më emocionojnë si herën e parë”, Myrto Uzuni falënderon tifozët për dhuratën e veçantë

Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…

4 hours ago

Qau kur iku”/ Pas katër dekadash, aktorët e “Pallatit 176” rikthehen bashkë në “Live me Luizin”; Rajmonda Bulku rrëfen pse mungoi në xhirime

Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…

4 hours ago

Protesta me vezë, Klevis Balliu: Deputetët e rinj reagojnë me më shumë pasion, ishte e nevojshme

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…

4 hours ago