Bayern Munichu është rikthyer të fitorja, pasi mposhti 1-0 Union Berlinin në kuadër të javës së 18-të në Bundesliga.
Pjesa e parë u karakterizua me shumë raste shënimi për të dyja palët, ndërsa ishte një dominim i qartë nga Bavarezët.
None found
Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa në 45 minutat e dytë pritej një reflektim më i madh nga kampioni në fuqi.
Me të nisur pjesa e dytë, Raphael Guerreiro (46’) shënoi golin e fitores, për të vazhduar performancën dominuese.
Harry Kane ishte i pafat, pasi në minutën e 55-të ia doli të tundte rrjetën e mysafirëve, por që ishte në pozicion jashtë loje.
Pas javës së 18-të, Bayern Munichu gjendet në vendin e dytë me 44 pikë, katër më pak se lideri Bayer Leverkusen, ndërsa në xhiron e 19-të takohet me Augsburgun. /Telegrafi/
Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…
Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…
BE-ja i kujton Beogradit se ndërrimi i pushtetit nuk i ndryshon detyrimet nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit.…
Kryeministri tha se për herë të parë shpenzimet kapitale do të kalojnë kufirin e një miliard eurove. Qeveria e Kosovës…