Bayern Munich po vlerëson mundësinë e paraqitjes së një oferte që mund të arrijë në 90 milionë euro për mesfushorin e Barcelonës, Dani Olmo, raportojnë mediat gjermane, sipas Mundo Deportivo.
None found
Klubi bavarez e sheh spanjollin si një përforcim të mundshëm për repartin ofensiv dhe po shqyrton nëse duhet të ndërhyjë që në afatin kalimtar të janarit.
Bayerni synon të shtojë kreativitetin dhe alternativat në fazën sulmuese. Olmo mund të luajë si mesfushor ofensiv, në të dy krahët dhe si “false nine”, çka e bën atë një profil tërheqës për kampionët gjermanë.
Përvoja e lojtarit në futbollin gjerman, ku më parë ishte pjesë e Leipzigut, është gjithashtu një arsye që e favorizon interesimin e Bayernit.
Deri tani, klubi gjerman nuk i ka paraqitur Barcelonës ndonjë ofertë zyrtare. Sipas raportimeve, drejtuesit po përpunojnë hollësitë e një propozimi të mundshëm, që mund të jetë rreth 90 milionë euro, para se të vendosin nëse do ta bëjnë atë zyrtare.
Nuk ka shenja se Olmo synon të largohet nga Barcelona. Reprezentuesi spanjoll ka kontratë me klubin katalanas deri në vitin 2030 dhe mbetet pjesë e planeve të trajnerit Hansi Flick, megjithëse konkurron me Fermin Lopez për minuta në fushë.
Olmo është aktivizuar në të tetë ndeshjet e Barcelonës këtë sezon. Deri më tani, ai ka luajtur gjithsej 342 minuta dhe ka dhënë tri asistime.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…