Mund të ishte mbyllur gjithçka që në merkaton e verës, por negociatat dështuan në minutën e fundit. Bëhet fjalë për “shkatërruesin” e mesfushës, së Fulham, Joao Palhinha, me portugezin, që është prej kohësh në listën e “dëshirave”, të teknikut Thomas Tuchel dhe bordit të Bayern Munich.
Mirëpo, duket se pavarësisht refuzimit të anglezëve, në fundin e merkatos së vertës, me hapjen e fraksionit të merkatos, në muajin janar, “barvarezët” do të hidhen sërish në sulm, për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit portugez.
Sipas, raportimeve më të fundit të mediumeve britanike, për kartonin e Palhinha, “gjigantët” e futbollit gjerman kanë bërë gati një ofertë zyrtare për klubin anglez, me këta të fundit, që nuk pranojnë më pak se 60 milionë paundë për kartonin e “luzitanit” dhe pritet që oferta e kampionëve të Bundesliga, të rrotullohet rreth shifrës së 50-55 milionë eurove. /abcnews.al
Vrasësi me pagesë Henrik Hoxhaj, i pandehur si pjesë e dosjes “Plumbi i artë”, ka dëshmuar sërish në Gjykatën e…
Dy persona kanë ndërruar jetë në Tiranë, njëri ka pësuar arrest kardiak ndërsa një grua është mbytur teksa drekonte në…
Një video e publikuar në TikTok po emocionon mijëra ndjekës, ku shfaqet Blerina, motra e Gjestit, duke përjetuar momente të…
Sot shënohet një vit nga vendosja në paraburgim e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Struktura e Posaçme…
Trajneri i fitnesit i ekipit kombëtar serb, Dushan Iliç, foli për të ardhmen e Dushan Vlahoviç. Ai deklaroi se sulmuesi…
Të mërkurën, më 11 shkurt në ora 12:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kështu bëjnë të…