Categories: sport

Bayern Munich prezanton Ismael Saibarin, kontratë deri në vitin 2031

Ismael Saibari është zyrtarisht lojtar i Bayern Munich, pasi klubi bavarez konfirmoi transferimin e sulmuesit nga PSV Eindhoven. Futbollisti 25-vjeçar ndodhet aktualisht me Marokun në Kupën e Botës 2026 dhe do t’i bashkohet skuadrës së re sapo të përfundojë turneu.

Marrëveshja e tij me Bayernin vlen deri më 30 qershor 2031, ndërsa te gjiganti gjerman ai do të mbajë fanellën me numrin 34.

Të lidhura

None found

Anëtari i bordit për sport, Max Eberl, tha se marokeni është një nga sulmuesit më interesantë të këtij Botërori dhe nënvizoi se afrimi i tij erdhi si rezultat i një planifikimi afatgjatë. Në të njëjtën linjë, drejtori sportiv Christoph Freund vlerësoi cilësinë e lojtarit, aftësinë e tij për t’u përshtatur në role të ndryshme dhe mentalitetin fitues.

Edhe Saibari shprehu kënaqësinë për këtë hap të madh në karrierën e tij, pasi mbylli transferimin nga kampioni holandez.

“Që fëmijë ëndërron të luash për një klub si Bayern Munich. Dua të fitoj sa më shumë trofe këtu. Bisedat me trajnerin Vincent Kompany luajtën një rol kyç në vendimin tim”, tha ai.

I lindur në Terrassa të Spanjës, Saibari u formua në akademinë e Anderlechtit, ndërsa PSV-së iu bashkua në vitin 2020.

Gjatë kohës së tij te klubi holandez, ai fitoi tre tituj kampionë radhazi, tre Superkupa dhe dy Kupa të Holandës. Po ashtu, këtë sezon u shpall edhe Futbollisti i Vitit në Holandë.

Me përfaqësuesen e Marokut, Saibari po kalon një Botëror të shkëlqyer, duke shënuar ndaj Brazilit, Skocisë dhe Haitit, ndërsa realizoi edhe penalltinë vendimtare në eliminimin e Holandës.

https://x.com/FCBayern/status/2072350497659355519
https://x.com/FCBayern/status/2072349730982478325

të fundit

Professor Lush Susaj: Only students can heal Albania’s wounds; parents, come out and support your children! Let’s overthrow the system as in Serbia and Hungary

Profesor Lush Susaj, foli për News24 nga protesta e ditës së sotme para Ministrisë së Arsimit. Ai e sheh si…

9 seconds ago

Rama, resign!” / 15 days of revolt against the government, students arrive outside the Ministry of Education

Studentët kanë mbërritur para Ministrisë së Arsimit në ditën e 15-të të revoltës kundër qeverisë, duke vijuar marshimin me thirrjet…

36 seconds ago

Mickoski pas takimit me Haxhiun: Dialogu dhe bashkëpunimi rajonal ndihmojnë në rritjen e stabilitetit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.Në…

5 minutes ago

Profesor Lush Susaj: Plagët e Shqipërisë do i shërojnë vetëm studentët, prindër, dilni mbështesni fëmijët tuaj! Të përmbysim sistemin si në Serbi dhe Hungari

Profesor Lush Susaj, foli për News24 nga protesta e ditës së sotme para Ministrisë së Arsimit. Ai e sheh si…

14 minutes ago

Nga Luis Suarez te Patrick Vieira: 12 yje që nuk u renditën kurrë mes tre më të mirëve të Topit të Artë

Harry Kane sapo i ka shpëtuar një grupi çuditërisht të shquar. Përpara se të fitonte Topin e Artë 2026, ai…

21 minutes ago

Identifikohet personi që humbi jetën në vendin e punës në Istog

Një person ka humbur jetën sot në vendin e punës në fshatin Dubravë të Istogut, në rrethana që dyshohet se…

24 minutes ago