sport

Bayern Munich merr një lajm të rëndë pas fitores ndaj Gladbachut

Bayern Munich ka konfirmuar se mbrojtësi Alphonso Davies, ka pësuar një tendosje të ligamenteve në gjurin e tij të majtë gjatë ndeshjes me Borussia Monchengladbach.

Përmes një komunikate gjiganti gjerman njoftoi se kanadezi ka pësuar një lëndim në fitoren me rezultat 3-1 të shtunën ndaj Gladbachut. Ky lajm vjen si një goditje e rëndë për klubin para duelit ‘jetë a vdekje’ në ligë ndaj liderit Bayer Leverkusen javën e ardhshme.

Të lidhura

None found

Bavarezët tashmë kanë vuajtur mungesën e disa lojtarëve si Joshua Kimmich dhe Dayo Upamecano pikërisht për shkak të lëndimeve.

“Alphonso Davies ka pësuar një tendosje të ligamentit në gjurin e tij të majtë në fitoren e Bayernit me rezultat 3-1 në Bundesliga në shtëpi ndaj Borussia Monchengladbach. Shërim të shpejtë, Phonzy!”, ka shkruar Bayern në njoftim.

Lëndimin e Daviesit e kishte konfirmuar në konferencën për shtyp pas ndeshjes vet trajneri Thomas Tuchel.

“Ai ka pësuar një lëndim dhe duhet të ekzaminohet tani dhe ne duhet të presim. Nuk do të kisha ndonjë koment për të nëse do të ndodhte përsëri. Tani ka rëndësi që Davies të kthehet përsëri në formë”, ka thënë Tuchel.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë tani do të fillojë përgatitjet për duelin e javës së ardhshme ndaj Leverkusenit, ndeshje kjo e cila premton spektakël./Telegrafi/

të fundit

IKSHPK kërkon vigjilencë në vapë: Fëmijët të mos qëndrojnë në makina as për disa minuta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të…

8 minutes ago

Duka në New York pranë Trump dhe Infantino: Turneu ishte i jashtëzakonshëm dhe tregoi se futbolli bashkon botën

Donald Trump dhe Armand Duka/ Kupa e BotësPresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë i pranishëm në…

23 minutes ago

ISHP ngre alarmin për ndotjen e Liqenit të Ohrit nga ujërat e zeza

Një numër i madh hotelesh, objektesh hotelierike dhe vendbanimesh përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit vazhdojnë të paraqesin ndotës potencialë…

23 minutes ago

Berisha për zgjedhjet në PD: Riorganizimi solli institucionalizimin e përfaqësimit të diasporës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri të ditur se partia ka mbyllur riorganizimin e strukturave të saj drejtuese. Sipas…

31 minutes ago

Dormitories in the Country Accommodate 7% More Pupils and Students

Numri i nxënësve dhe studentëve të akomoduar në konviktet për arsimin fillor, të mesëm dhe në konviktet studentore gjatë vitit…

37 minutes ago

“Kur isha i vogël, i doja shumë këngët e tij”-Yll Limani kujton Shpat Kasapin gjatë koncertit në Shkup

Mbrëmja e kaluar ishte e veçantë për mijëra adhurues të muzikës në Shkup, ku Yll Limani mbajti koncertin e tij,…

37 minutes ago