sport

Bayern Munich masakron ekipin amator të Auckland Cityt, e mposht me dhjetë gola

Bayern Munichu ka marrë fitore me rezultat të thellë 10-0 ndaj Auckland Cityt në kuadër të Grupit C në Kupën e Botës për Klube.

Serinë e golave për bavarezët e hapi Kingsley Coman i cili realizoi me kokë për 1-0 në minutën e gjashtë pas asistimit nga Jonathan Tah.

Të lidhura

None found

Për të dyfishuar epërsinë e bavarezëve u përkujdes Sacha Boey i cili në minutën e 18-të realizoi një gol të bukur për 2-0.

Vetëm dy minuta më vonë Bayerni e gjeti golin e tretë përmes Michael Olise i cili realizoi në portën e boshatisur për 3-0.

Në minutën e 22-të në skenë doli sërish Coman i cili kësaj radhe realizoi për rezultatin 4-0.

Deri në përfundim të pjesës së parë bavarezët shënuan edhe dy gola të tjerë përmes Thomas Muller dhe Michael Olise për rezultatin e pjesës së parë 6-0.

Seria e golave për të besuarit e Vincent Kompany nuk u ndal as në pjesën e dytë, pasi ata e gjetën rrjetën edhe në katër raste të tjera.

Jamal Musiala i aktivizuar në pjesën e dytë ia doli që të realizojë het-trik, teksa Thomas Muller e gjeti edhe golin e tij të dytë në këtë sfidë për rezultatin përfundimtar 10-0.

Ndeshjen e radhës në Kupën e Botës për Klube, Bayerni do ta luajë ndaj Boca Juniors pas gjashtë ditësh.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago