Aurelien Tchouameni është një nga shitjet e përfolura në Real Madrid për verën e ardhshme, me Bayern Munich që është klubi i parë që do të ishte i gatshëm të vendoste një ofertë të majme në tryezë për të provuar të fitonte shërbimet e tij për sezonin 2024/2025.
Largimi i mundshëm i Joshua Kimmich e detyron Bayern Munich të kërkojë një mesfushor defanziv për sezonin e ardhshëm dhe francezi do të ishte një nga kandidatët kryesorë për të mbërritur në Allianz Arena.
Klubi bavarez do të ishte i gatshëm të paguajë afër 100 milionë euro, gjë që shkakton dyshime nëse Los Blancos nëse do ta pranojnë apo jo ofertën e përmendur, pasi ato para mund të përdoren për të përballuar nënshkrimin më të dëshiruar të Florentino Perez, siç është ai i Kylian Mbappe.
Ideja e futbollistit, ashtu si herët e mëparshme kur ai ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm, është që të mos largohet nga Santiago Bernabeu, ku ende ka besim të plotë te lojtari francez, pavarësisht rënies së tij në performancë.
Ky është një faktor që mund të luajnë një rol përcaktues në hapjen e një skenari që mund të çojë në një transferim të papritur gjatë gjithë kësaj vere, duke qenë pa dyshim një nga bombat më të mëdha të tregut të transferimeve si për La Ligën ashtu edhe për Bundesligën. /Telegrafi/
Një krim brutal u zbulua në Itali, në rajonin Anguilar, ku një grua 40-vjeçare u gjet e vdekur pas dhjetë…
Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni, është shpallur fitues i zgjedhjeve të së enjtes, duke zgjatur qeverisjen e tij prej katër…
Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë disa opsione për t’iu përgjigjur kërcënimit të Donald Trump për vendosjen e tarifave,…
Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë…
Kriza klimatike ka nxjerrë në pah Grenlandën si një pikë kyçe gjeopolitike, pasi rritja e shpejtë e temperaturave në Arktik…
Kryeministri britanik, Keir Starmer pati sot një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump ku i shprehu kreut të Shtëpisë së…