sport

Bayern Munich i vendos afat Daviesit për ta sjell në tavolinë ofertën e Real Madridit

Mbrojtësit të majtë kanadez, Alphonso Davies i është dhënë 10 ditë kohë nga Bayern Munich për të vendosur rrugën për të ardhmen e tij.

Një objektiv afatgjatë i Real Madridit, ai thuhet se tashmë ka arritur një marrëveshje verbale me Los Blancos.

Të lidhura

None found

Javën e kaluar Bayern u ul me Davies për bisedime për kontratën, duke bërë një ofertë përfundimtare për Davies prej rreth 13-14 milionë euro në vit, shumë më pak se kërkesat e tij prej 20 milionë eurosh.

Megjithatë, 22-vjeçari do ta refuzojë atë ofertë, pasi ai dëshiron të nënshkruajë me Real Madridin.

Tani gazeta Marca raporton se Bayern ka vendosur një afat deri në 1 prill që Davies ose të pranojë ofertën e tyre të rinovimit, ose të sjellë një ofertë transferimi në tryezë.

Pika e fillimit në negociata do të jetë rreth 50 milionë euro, me Bayernin të prirur të mos heqë dorë nga Davies me çmim të ulët, edhe pse marrëveshja e tij përfundon verën e ardhshme.

Me sa duket kjo do ta shtyjë Real Madridin në veprim. Ata mbajnë më shumë letra në negociata dhe nuk ka asnjë pasojë reale për Davies ose Los Blancos nëse humbasin atë afat.

Gjithsesi, Real Madridi ka treguar se preferojnë të mbyllin shumicën e marrëveshjeve të tyre deri në qershor dhe duket se të paktën do të kenë shansin me Davies. /Telegrafi/

të fundit

Kurti njofton se drafti i programit të ri qeverisës do të përfundojë javën e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas zgjedhjes së presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, vendi ka stabilitet të…

3 minutes ago

Arrestohen dy shqiptarë në Angli, u futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate

Dy persona me origjinë shqiptare janë arrestuar në Angli, pasi dyshohet se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në rezidencën…

3 minutes ago

UN report on femicides: Home remains the most dangerous place for women

Në raportin e publikuar nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) dhe UN Women me rastin e Ditës…

5 minutes ago

Maritime drones threaten global trade: from the Mediterranean to the Black Sea, the threat to commercial vessels is growing

Dronët detarë pa pilot po shndërrohen në një kërcënim gjithnjë e më serioz për sigurinë detare dhe ekonominë botërore. Nga…

5 minutes ago

EU-Western Balkans Summit takes place today in Brussels without Serbia’s participation

Liderët e Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel për samitin e radhës, ku…

6 minutes ago

VLEN against Ahmeti: You passed three laws over a decade, but did not make Albanian equal to Macedonian

VLEN sot përmes një kumtese ka reaguar ndaj letrës së djeshme të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti lidhur me çështjen…

6 minutes ago