Trajneri i Burnleyt, Vincent Kompany, ka mbajtur bisedime për një kalim befasues tek Bayern Munich, të cilët janë duke hasur në vështirësi për të gjetur një trajner të ri.
Pasi u refuzuan nga disa kandidatë të profilit të lartë muajin e kaluar, duke përfshirë Xabi Alonson, Julian Nagelsmann dhe Ralf Rangnick, gjiganti gjerman ka kthyer vëmendjen tek futbolli anglez.
None found
Kompany dështoi ta udhëheqë Burnleyn drejt zonës së shpëtimit këtë sezon në Ligën Premier, pasi paraprakisht fitoi 101 pikë për t’u promovuar nga Championshipi në 2023.
Legjenda e Manchester Cityt më herët ka drejtuar Anderlechtin, aty ku i kishte dhënë fund karrierës si futbollist profesionist.
Stili i lojës së Kompany është ajo që i ka impresionuar drejtorët e Bayernit, e po ashtu lart në listë qëndron edhe trajneri i Brentfordit, Thomas Frank.
Danezi arriti që ta mbajë Brentfordin pjesë të Ligës Premier për të tretin sezon rresht, përkundër faktit që lojtarët e tij më të mirë ishin të lënduar për pjesën e konsiderueshme të kampionatit.
Burnley në anën tjetër, ka fituar vetëm pesë nga 38 ndeshje të luajtura në Ligën Premier këtë sezon, por kjo nuk e ka shqetësuar Bayernin sipas Sky Germany.
Gjiganti bavarez janë të etur për të konfirmuar sa më shpejt që të jetë e mundur trajnerin e tyre të ri pas largimit të Thomas Tuchel, me të cilin Bayerni i konsideroi rrugët e ndara që prej muajit shkurt. /Telegrafi/
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ngritur shqetësimin për rrezikun që Kosova të humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”,…
Deri në fillim të javës së ardhshme do të funksionalizohet grupi punues për mbrojtjen e ish-drejtuesve të UÇK-së në shkallën e…
Këtë të mërkurë, situata me protestën e të rinjve u agravua sërish. Protestuesit krijuan trazira në qendër pranë Partisë Socialiste.…
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasmai ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme pritet të mbahet takimi i radhës…
Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, ka folur për CNN Portugal lidhur me konfliktin mes vëllait të saj dhe përzgjedhësit…
Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe protestat në Tiranë, duke drejtuar…