Categories: sport

Bayern i cakton shifrën rekord Olises, kërkon ta kthejë në transferimin më të shtrenjtë ndonjëherë

Bayern Munich i ka vendosur një vlerë të jashtëzakonshme Michael Olise, në rast se një klub do të përpiqej ta merrte.

Sipas raportimeve nga Spanja, bavarezët nuk e shohin francezin si lojtar të shitshëm, ndërsa në një rrethanë të pazakontë do të pranonin të hapnin bisedime vetëm për një ofertë prej 222 milionë eurosh.

Të lidhura

None found

Një shumë e tillë do të barazonte kalimin e Neymarit nga Barcelona te Paris Saint-Germaini në vitin 2017, që mbetet ende transferimi më i kushtueshëm në historinë e futbollit.

Që prej ardhjes së tij në “Allianz Arena”, Olise është shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme të Bayernit.

Me paraqitjet e tij të forta, mjeshtërinë në duelet një kundër një, kreativitetin dhe ndikimin në fazën sulmuese, ai konsiderohet pjesë kyçe e projektit afatgjatë të klubit.

Drejtuesit e Bayern Munich besojnë se futbollistë me profilin e francezit janë të rrallë në treg dhe nuk kanë asnjë synim ta shesin.

Pikërisht për këtë arsye, klubi kërkon të japë një sinjal të qartë se nuk është nën presion financiar dhe nuk ka nevojë të sakrifikojë yjet e tij.

Emri i Olise është përmendur shpesh në lidhje me Real Madridin, një destinacion që do të dukej i natyrshëm duke pasur parasysh prirjen e klubit spanjoll për të investuar te talentët e rinj me potencial të madh.

Megjithatë, madrilenët kanë mohuar publikisht se kanë ndonjë interes konkret për lojtarin, duke zbehur zërat që qarkulluan gjatë javëve të fundit.

Edhe pse spekulimet kanë vazhduar, Bayerni ka bërë të qartë se nuk do të shqyrtojë oferta të zakonshme për 24-vjeçarin.

Nga këndvështrimi i klubit, vetëm një shifër historike do t’i ulte bavarezët në tryezën e negociatave.

Aktualisht, Olise konsiderohet i paprekshëm te Bayern Munich.

Ndikimi i tij në skuadër, mosha e re dhe potenciali i madh e kanë kthyer në një nga asetet më të çmuara të futbollit evropian.

Mesazhi i Bayernit është i qartë: kushdo që synon ta largojë Michael Olise nga “Allianz Arena”, duhet ta bëjë atë transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

të fundit

Consequences of the protest at the border? Ermal Hasimja: I was escorted to the supervisor at Rinas, Eda Grimci publishes document on the exit refusal

Pjesëmarrja në protestë dyshohet se ka nisur të ketë pasoja për disa persona edhe sa i përket procedurave të daljes…

3 hours ago

Two months after failed execution, injuries of 50-year-old who survived two lethal doses remain unknown

Avokatët e Christa Pike, 50-vjeçares që i mbijetoi një ekzekutimi të dështuar në shtetin e Tennessee-s, kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente…

3 hours ago

KEK mobilizes to bring B1 block back into operation, workers continue work until late hours

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim…

3 hours ago

Ardita Sinani: November, between historical memory and responsibility for the national future

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, me…

3 hours ago

KEK mobilizohet për kthimin e bllokut B1 në funksion, punonjësit vijojnë punën deri në orët e vona

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim…

3 hours ago

Përse udhëtarët me përvojë e fusin letrën higjienike në fund të valixhes

Ky produkt i zakonshëm mund të ketë disa përdorime praktike gjatë udhëtimit, për të cilat ndoshta nuk keni menduar më…

3 hours ago