sport

Bayern e nis sezonin me rezultat “tenisi”, kampionët mposhtin bindshëm Frankfurtin (VIDEO)

Bayern Munich e ka nisur sezonin e ri të Bundesligës duke fituar thellë ndaj Frankfurtit në shtëpinë e këtyre të fundit.

Në minutën e 5-të ishte Kimmich i cili realizoi një gol fantastik nga pothuajse mesi i fushës me goditje dënimi. Nuk zgjati shumë dhe në minutën e 11-të, ishte Pavard që përfitoi nga një rrëmujë Brenda zonës dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Të lidhura

None found

Duke u bërë të zotët e shtëpisë së Frankfurtit, Bayern realizon edhe golin e tretë në minutën e 29-të me anë të blerjes së re, Sadio Mane pas një asistimi nga Gnabry.

Në minutën e 35-të më pas ishte Musiala nga asistimi i Muller i cili katërfishon shifrat. Pa përfunduar ende pjesa e parë, Gnabry e çon rezultatin në 0-5.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, ku goli erdhi nga Frankfurt në minutën e 64-të me anë të Kolo Muani. Për holandezin De Ligt, i cili është një tjetër blerje e re nga ana e bavarezëve, kishte minuta në dispozicion pasi u aktivizua në të 82-tën.

Në minutën e 84-të vjen edhe goli i gjashtë për Bayernin nga Musiala. Bayern Munich arrin të marrë tre pikët e para në këtë ndeshje të parë të sezonit në kampionatin gjerman./ h.ll/albeu.com

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago