Categories: sport

Bayern dhe Real Madrid bien dakord për një “pakt të heshtur” lidhur me Olise, dalin në pah detajet

Mes zërave të shumtë për të ardhmen e Michael Olise, mediat raportojnë se Bayern Munich dhe Real Madrid kanë vendosur një mirëkuptim joformal mes tyre në lidhje me lëvizjet në merkato.

Sipas Sport Bild, klubi madrilen nuk ndodhet aktualisht në rrethana për të ndjekur sulmuesin e Bayern Munich, ndërsa edhe prapa skenave situata mes dy klubeve të mëdha evropiane paraqitet e qetë.

Të lidhura

None found

Raportohet se në fillim të qershorit, presidenti i Bayern, Herbert Hainer, dhe presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, kanë arritur një “pakt joformal mos-sulmi”, që parashikon se asnjëri klub nuk do të përpiqet të marrë lojtarë nga tjetri pa pasur më parë komunikim mes palëve.

Qëllimi i këtij pakti është të evitojë tensionet dhe të pengojë fryrjen artificiale të çmimeve në tregun e transferimeve.

Sa i takon të ardhmes së Olise, raportime të tjera nga Sky dhe emisioni “Transfer Update – The Show” bëjnë të ditur se Bayern Munich nuk ka shqetësime për situatën e tij.

Klubi bavarez është i bindur se nuk ekziston asnjë negociatë dhe asnjë kontakt nga Real Madrid për futbollistin francez.

Një burim nga klubi deklaroi: “Bayern është 100 për qind i sigurt se Olise do të qëndrojë këtë verë”.

Në anën tjetër, Real Madrid ka dalë me qëndrim zyrtar duke mohuar çdo kontakt me lojtarin ose me përfaqësuesit e tij, ndërsa ka nënvizuar raportet e mira me Bayern Munich dhe ka shprehur keqardhje për spekulimet në media.

Klubi spanjoll shtoi se çdo interes i mundshëm duhet të trajtohet drejtpërdrejt mes klubeve, në frymën e respektit të ndërsjellë.

Ndërkohë, Bayern Munich po mendon t’ia zgjasë kontratën Michael Olise deri në vitin 2031. Francezi pritet të renditet mes lojtarëve më të paguar të ekipit, së bashku me emra si Harry Kane dhe Jamal Musiala.

Aktualisht, marrëveshja e Olise me klubin nga Mynihu është e vlefshme deri në vitin 2029. 24-vjeçari iu bashkua ekipit nga Crystal Palace në verën e vitit 2024, falë një klauzole lirimi prej vetëm 53 milionë eurosh, dhe prej atëherë ka spikatur në Mynih. Në 107 ndeshje zyrtare, ai shënoi 42 gola dhe dha 54 asiste.

të fundit

Snopçe: Ndërprerja e seancës së pyetjeve në Kuvend krijon precedent shqetësues për demokracinë parlamentare

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe, thotë se ajo që po ndodh në Kuvend përbën një precedent shqetësues për…

3 minutes ago

Andonovska mohon se ISHP-ja ka kërkuar përjashtimin e fëmijëve të pavaksinuar nga shkollat dhe kopshtet

As Instituti i Shëndetit Publik dhe asnjë institucion shëndetësor nuk ka kërkuar që fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen në…

3 minutes ago

Thaçi viziton punimet në rrugën “Sokoli” në Plemetin, teksa në Obiliq vijojnë projektet infrastrukturore

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka vizituar sot punimet në pesë segmentet e rrugës “Sokoli”, në fshatin Plemetin,…

6 minutes ago

Zbulohen mbetje mortore në Brod, identiteti pritet të përcaktohet me analiza të ADN-së

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kuadër të…

17 minutes ago

Kosova vijon përgatitjet për Izraelin, Ermal Krasniqi mungon në stërvitje

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar edhe një seancë tjetër stërvitore para përballjes me Izraelin.Stërvitjet kanë vazhduar me intesitet të lartë,…

25 minutes ago

Real Madridi rikthen Michael Olisen në fokus, Bayern Munichu kërkon ta mbajë

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga transferimi i Michael Olises, pavarësisht se tentimi i tyre për ta sjellë francezin…

25 minutes ago