Tottenham dorëzohet dhe në fund pranon 100 milionë eurot që Byern Munchen i pramtoi për Harry Kane. Pasi tentoi deri në fund ta bindte bomberin që të zgjaste kontratën, klubi anglez ka vendosur t’i thotë “po” klubit bavarez dhe tashmë topi kalon në këmbët e lojtarit, i cili duhet të diskutojë detajet e kontratës që do të nënshkruajë për 4 apo 5 vitet e ardhshme.
Bisedimet kanë zgjatur më shumë se një muaj dhe tashmë e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, ndërsa me transferimin e Kane, Bayern kompleton më në fund qëndrën e sulmit që pas largimit të bujshëm të Robert Lewandowski-t.
Më zgjidhjen e kësaj situate merr fund një nga sagat më të gjata të merkatos së verës ndërsa sulmuesi më i mirë i historisë së Tottenham kërkonte që kjo çështje të finalizohej përpara fundjavës dhe klubi londinez ia plotësoi dëshirën e tashmë duhet të mendojë për një qëndërsulmues tjetër.
Transferimi i Kane do të thyejë rekordin në futbollin gjerman pasi askush më parë nuk është transferuar në skuadër për një shumë të tillë ndërsa me fanellën e Tottenham ai ka luajtur 435 ndeshje dhe shënuar 280 gola.
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”.…
Protesta e “Shqipëria Bëhet” vijon prej më shumë se 18 ditësh. Edhe këtë të enjte i vendosur përpara kryeministrisë, Adriatik…
Një situatë tensioni është shënuar në shtëpi mes Dolces dhe Albës, pas një debati verbal që u zhvillua gjatë bashkëjetesës…
Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte…
Atmosfera e fundvitit ka marrë një domethënie edhe më të veçantë për familjen e Jozefina Topalli. Pikërisht në këto ditë…
Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 5, emocionet dhe rrëfimet personale kanë prekur fort…