Categories: sport

Baton Zabërgja shkëlqen sërish për Kharkivin, gol dhe asist në fitoren 5-0

Baton Zabërgja po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një nga lojtarët kryesorë të Kharkivit në elitën e futbollit ukrainas, duke dhënë përsëri një kontribut të drejtpërdrejtë në fitoren e skuadrës.

Të lidhura

None found

Kharkiv mposhti Obolon me rezultatin e thellë 5-0, ndërsa reprezentuesi i Kosovës ishte pjesë e rëndësishme e këtij suksesi.

Zabërgja asistoi në realizimin e golit të parë në minutën e 8-të. Vetëm shtatë minuta më pas, në minutën e 15-të, 25-vjeçari shënoi edhe vetë.

Ai qëndroi në fushë për 59 minuta, duke vijuar me paraqitjet pozitive në kampionatin ukrainas.

Me këtë fitore, Kharkiv ngjitet në vendin e katërt me nëntë pikë. Ndërkohë, Zabërgja ka regjistruar tri gola dhe një asistim, çka e rendit aktualisht të tretin në listën e golashënuesve të elitës së futbollit ukrainas.

Paraqitjet e tij gjatë javëve të para të sezonit po e vendosin mes futbollistëve më të dalluar të kampionatit ukrainas. Forma e mirë e Zabërgjas është gjithashtu një lajm pozitiv për Franco Fodan, teksa po afrohen ndeshjet e shtatorit.

të fundit

Shpërthimi i automjetit në Elbasan, arrestohen dy të dyshuar të tjerë për vendosjen dhe transportimin e eksplozivit

Policia ka zhvilluar dy arrestime të tjera në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, i cili synon zbardhjen e plotë…

1 minute ago

Kosova ndan pikët me Izraelin në Prishtinë

Ka përfunduar me barazim ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Pas 93 minutave lojë në…

5 minutes ago

Pacolli dhe delegatja estoneze shqyrtojnë bashkëpunimin për mjedisin dhe energjinë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me udhëheqësen e Delegacionit të Estonisë, Laura…

10 minutes ago

Studentët thyejnë reklamat gjatë protestës kundër Ramës në zonën e 21 Dhjetorit

Gjatë marshimit kundër qeverisë në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, disa prej protestuesve kanë thyer reklamat e vendosura përgjatë…

15 minutes ago

Mbi 650 mijë kilometra me Volkswagen Polo, ish-mekaniku i F-16 synon të arrijë një milion

Një Volkswagen Polo me naftë thuhet se ka përshkuar plot 650 mijë kilometra, duke dëshmuar se një makinë e vogël…

15 minutes ago

Iseni: Aksionet që i hapën rrugën Macurës drejt Alta Bankës u blenë nga kompania e krushkut të Ahmetit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it, Astri Iseni ka akuzuar ish-strukturat e BDI-së dhe rrethin familjar të…

24 minutes ago