Komisioneri për Sportin pranë Bashkimit Europian, Glenn Micallef, i ka kërkuar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, garanci për tifozët europainë, të cilët do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndjekur nga afër Botërorin 2026.
Në një prononcim për “Euractiv”, Glenn Micallef ka pranuar se i ka biseduar me numrin një të FIFA-s për këtë argument delikat. Sipas tij bashkëbisedimi i mbajtur në Bruksel një javë më parë ishte konstruktiv.
“I kërkova që të ketë në vëmendje sigurinë e tifozëve, të cilët do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për ne ky aspekt është mjaft i rëndësishëm dhe të njëjtën rëndësi duhet të ketë edhe organizatorët.
Duke iu përgjigjur shqetësimeve, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së tha në lidhje me këtë çështje se “siguria e ndeshjeve të Kupës së Botës, atletëve, tifozëve dhe vendeve ku zhvillohen ndeshjet, si dhe siguria e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara janë përparësi kryesore të organizimit të ndeshjeve”.
Raundi i fundit i bisedimeve të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, që u zhvillua të mërkurën në Gjenevë, me ndërmjetësimin…
Aktori dhe këngëtari i njohur shqiptar, Bes kallaku, ka publikuar një foto në rrjetet sociale me partneren e tij të…
Një aksident i rëndë, me pasojë një të vdekur, ka ndodhur mbrëmjen e sotme (18 shkurt), në autostradën Lushnjë-Fier. Aksidenti…
Statusi i strukturave dhe shërbimeve shëndetësore dhe arsimore që Serbia i mbështet në Kosovë do të zgjidhet në kuadër të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin qendror meksikan të Guanajuato-s, ku një person ka humbur jetën dhe të paktën…
Lideri opozitar, Sali Berisha tha se Elira Kokona është pronarja e të gjitha pronave të shqiptarëve në emër të Edi…