Harry Kane po ndiqet nga Barcelona si një alternativë e mundshme për Julian Alvarez, i cili vazhdon të jetë objektivi afatgjatë i klubit katalunas.
None found
Sipas talkSPORT, kampionët e Spanjës po e vlerësojnë situatën e sulmuesit anglez, kontrata e të cilit me Bayern Munich përfundon vitin e ardhshëm. Kane dhe klubi bavarez synojnë të përshpejtojnë negociatat për një marrëveshje të re.
Nëse sulmuesi vendos të mos e vazhdojë bashkëpunimin me Bayern Munich, Barcelona është e gatshme ta shqyrtojë mundësinë për ta transferuar atë.
Gjatë verës, drejtuesit e Barcelonës kishin vendosur kontakte të para me përfaqësuesit e Kane, por bisedimet nuk patën zhvillim të mëtejshëm.
Pavarësisht interesimit për anglezin, Julian Alvarez mbetet zgjedhja e parë e Barcelonës për repartin ofensiv. Kane konsiderohet një alternativë e rëndësishme nëse transferimi i argjentinasit dështon.
Mes emrave të preferuar nga blaugranasit është edhe Erling Haaland. Megjithatë, largimi i tij nga Manchester City duket një mision tepër i vështirë, pasi norvegjezi ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2034.
Barcelona zgjodhi të mos investonte për një sulmues të madh gjatë afatit kalimtar të verës, duke siguruar në vend të tij një zgjidhje më të lirë, Gabriel Jesus.
Ndërkohë, Raphinha është paraqitur në nivel të lartë si sulmues qendror këtë sezon, me tetë gola dhe tri asistime të regjistruara në gjashtë ndeshje.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…