Barcelona synon të realizojë disa shitje gjatë kësaj vere për të krijuar hapësirë financiare për afrime të reja, dhe një emër i ri është shtuar tashmë në listën e lojtarëve që mund të largohen, përkrah emrave si Marc-Andre Ter Stegen, Pablo Torre dhe Ansu Fati.
Barcelona aktualisht nuk mund të bëjë afrime të reja pa përmirësuar situatën financiare, ndaj drejtuesit po përgatisin një listë me emra të mundshëm për largim.
Alex Valle tashmë është larguar, Fati pritet të bashkohet me AS Monacon, ndërsa Torre është i gatshëm të largohet pasi shprehu pakënaqësi për mungesën e minutave sezonin e kaluar.
Sipas Diario AS, Andreas Christensen pritet gjithashtu të largohet me shumë gjasa, pasi drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka vendosur që mbrojtësit danez të mos i ofrohet kontratë e re.
Kontrata aktuale e Christensen përfundon verën e ardhshme, dhe tani që rinovimi është përjashtuar si opsion, klubi synon ta shesë tani për të mos e humbur me parametra zero pas 12 muajsh.
Në javët e fundit, ai ka tërhequr interes nga Arabia Saudite, ndërsa edhe Bayer Leverkusen është lidhur me një transferim të mundshëm.
Sipas raportit, trajneri Hansi Flick ishte i hapur për ta mbajtur Christensenin, por vendimi për mosrinovim u mor nga Deco, i cili ka treguar një ‘angazhim të palëkundur’ ndaj Ronald Araujo-s.
Për rrjedhojë, danezi do të largohet, ndërsa uruguaiani i cili rinovoi kontratën në janar, me shumë gjasa do të qëndrojë në klub.
Barcelona nuk ka në plan të zëvendësojë Christensenin pas largimit të tij të pritshëm këtë verë, pasi beson se opsionet aktuale si Pau Cubarsí, Inigo Martínez, Araujo, Eric García dhe Jules Kounde, janë të mjaftueshme për pozicionin e qendërmbrojtësit.
Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Zonë e…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…
Këgëtarja Aurela Gaçe ka folur pa dorashka për karrierën e saj të gjatë dhe të sukseshme muzikore. E ftuar në…
Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes…
Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk…