Barcelona duhet të gjejë sa më parë një zgjidhje nëse duan të sigurojnë nënshkrimin me mesfushorin e Evertonit, Amadou Onana.
Senegalezi me shumë mundësi do të ‘vërshohet’ nga oferat këtë verë, duke e bërë të vështirë për Barcelonën që të fitojnë garën për transferimin e tij shkaku i gjendjes financiare në ekip.
None found
Drejtori sportiv Deco duket se pëlqen 22-vjeçarin për të plotësuar numrin e mesfushorëve në ekip, por nuk janë në gjendje të ofrojnë më shumë se 40 milionë euro për kartonin e tij.
Gazeta katalanase Sport, ka raportuar se Evertoni i ka bërë me dije drejtuesve të klubit blaugranas që ata nuk janë ta gatshëm ta shesin lojtarin për 40 milionë euro plus bonuset, dhe i kanë kërkuar Barcelonës 60 milionë euro.
Gjithçka bëhet me e komplikuar për Barçën kur dihet se në garë për shërbimet e Onanas janë edhe Arsenal dhe Manchester United, klube të cilat mund të jenë në gjendje të plotësojnë kërkesën e Evertonit.
Raporti shton se Barcelona mund të konsiderojë mundësinë për të përfshirë kartonin e ndonjë lojtari në marrëveshje për të ulur çmimin.
Tek Barcelona tashmë është një listë e lojtarëve që klubi nuk llogarit më në shërbimet e tyre, duke përfshirë edhe një numër lojtarësh që janë në huazim tek klubet tjera.
Emra si Eric Garcia, Ansu Fati, Julian Araujo, Clement Lenglet dhe Pablo Torre do të konsiderohen si opsione për tu përfshirë në ofertën e ardhshme të Barcelonës për Onanan. /Telegrafi/
Al-Hilal po përgatit një ofertë prej 55 milionë eurosh për kapitenin e Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, me synimin për ta…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij do t’i ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës -…
Atletico Madridi ka arritur një marrëveshje në parim me mbrojtësin e Manchester Unitedit, Lisandro Martinez, për kushtet personale të kontratës,…
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, ka bërë të ditur se…
Edhe pse luajti vetëm gjysmë ore, Edon Zhegrova pati sërish ndikim pozitiv te skuadra e Juventusit, që të dielën mbrëma…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore…