Barcelona pa dyshim që do të synojë gjatë kësaj vere që ta përforcojë krahun e tyre të majtë të sulmit dhe Nico Williams ishte lojtari që është lidhur më së shumti për një kalim tek blaugranasit së fundmi.
Megjithatë, raportimet e fundit sugjerojnë se ata tashmë kanë shprehur interesim për sulmuesin e Portos, Pepe.
27-vjeçari po tërheq interesim nga disa klube të njohura evropiane pas një sezoni të fuqishëm në Portugali, dhe gazeta portugeze O Jogo raporton se Barcelona është në mesin e tri ekipeve që po e përcjellin këtë verë.
Kjo nuk është hera e parë që Pepe po lidhet me një transferim të mundshëm tek Barcelona. E përditshmja katalanase Sport, ka thënë se klauzola e tij prej 75 milionë eurosh e bën një objektiv të vështirë për shkak të gjendjes financiare.
Dy ekipet tjera që janë të interesuara për shërbimet e Pepes janë Chelsea dhe Atletico Madridi.
“Blutë e Londrës” janë ekipi i vetëm që është financiarisht për ta kompletuar këtë transferim, pasi kanë transferuar disa lojtarë në të njëjtën pozitë për shuma të mëdha parash.
Misioni kryesor për Barcelonën nuk është vetëm financiar por edhe strategjik. Klubi duhet t’i kalojë këto kufizime teksa në të njëjtën kohë të synojë transferimin e lojtarëve cilësor për ta përforcuar ekipin./Telegrafi/
Armiri është zgjedhur lideri i parë i shtëpisë në edicionin e pestë të Big Brother VIP. Të gjithë banorët u…
Juventusi dhe Milani mund të bëhen protagonistë të merkatos së janarit me shkëmbime të bujshme mes dy skuadrave, të cilat…
Drejtoria Rajonale e AKU-së në Tiranë ka ndërmarrë këtë të mërkurë një aksion kontrolli, ku ka bllokuar rreth 5 tonë…
Një situatë mjaft e tensionuar është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku ka shpërthyer një debat i…
Pas akuzave nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, institucionet e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe të KESH kanë…
Zgjedhja e Endri Shabanit në krye të Avokatit të Popullit, ka mbizotëruar skemën politikën në javët e fundit, teksa kjo…