sport

Barcelona rivalizon Real Madridin, interesohet për transferimin e Mbappes

Gjiganti katalanas, Barcelona e ka vendosur yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, në radarin e saj, duke tentuar të rivalizojë Ral Madridin për transferimin e francezit si lojtar i lirë në verë.

Sipas gazetarit Jota Jordi të El Chiringuito, Barcelona është e interesuar për nënshkrimin e Mbappe në afatin kalimtar të verës.

Kjo vjen pasi Mbappe i tha PSG-së se dëshiron të largohet në fund të sezonit kur i përfundon kontrata në fund të muajit qershor.

Thuhet se Barcelona është në kërkim të një ylli të madh me Rafa Leao të Milanit të emëruar si kandidatin e tyre ideal, por vështirë se ka një yll më të madh se Mbappe momentalisht.

Megjithatë, Fabrizio Romano thotë se është Real Madrid ai që ka të ngjarë të nënshkruajë me Mbappen në fund të ditës. Ky është një sekret i hapur.

Los Blancos kanë ndjekur francezin për pesë vitet e fundit dhe do të shfrytëzonin këtë mundësi për të marrë më në fund lojtarin e tyre.

Sfidat financiare të Barçës gjithashtu e bëjnë Mbappen shumë të shtrenjtë edhe si lojtar i lirë.

Francezi thuhet se do të fitojë 35 milionë euro bruto në vit në Real Madrid nëse ai transferohet atje. Barça do ta kishte pothuajse të pamundur të konkurronte kundër kësaj oferte.

Mbappe ka shënuar 31 gola në 30 ndeshje për PSG-në këtë sezon. Ai gjithashtu ka shtatë asistime, duke e bërë atë sulmuesin më të mirë në të gjithë Evropën. /Telegrafi/

të fundit

Zelensky ndryshon edhe ministrin e Mbrojtjes, ia beson ushtrinë një 34-vjeçari!

Presidenti Volodymyr Zelensky ka ndryshuar të gjithë kupolën ushtarake të Ukrainës. Ai njoftoi sot qëllimin e tij për të zëvendësuar…

6 minutes ago

Aksi rrugor Tropojë–Valbonë hapet për qarkullim, policia jep paralajmërimet për drejtuesit e mjeteve

Aksi rrugor Tropojë–Valbonë është rikthyer në funksion normal, ndërsa shërbimet e Policisë Rrugore dhe mirëmbajtjes së rrugës janë ende të…

22 minutes ago

E akuzoi Fjollën se ka ndarë burrin nga familja, Valdrin Sahiti i ashpër me Labin

Një debat i fortë dhe emocional ka shpërthyer së fundmi në studio, ku opinionisti Valdrin Sahiti reagoi ashpër ndaj deklaratave…

34 minutes ago

Prej orësh të bllokura në trafik, rëndohet situata në Prrenjas-Elbasan

Situata në aksin kombëtar Prrenjas-Elbasan vijon të jetë alarmante, pasi prej orësh, automjetet nuk po lëvizin, ndërsa mijëra qytetarë kanë…

52 minutes ago

Megi Pojani do të martohet këtë verë! Këngëtari i zbulon sekretin

Më 1 Janar, u transmetua E Diella e parë, një episod special që solli për publikun një atmosferë festive, plot…

1 hour ago

Janar i “ëmbël”, sulmuesi i Vllaznisë e nis vitin me celebrimin e dashurisë

Sulmuesi i Vllaznisë, Lirim Kastrati e ka nisur vitin 2026 në mënyrën më të ëmbël të mundshme. Kjo pasi futbollisti…

1 hour ago