Pas dy barazimeve, Barcelona është rikthyer te fitorja na La Liga duke mposhtur me rezultatin 3-0 Levanten në “Camp Nou”.
Ndeshje u zhbllokua shumë shpejt nga vendasit të cilët shënuan me Mamphis Depay që në minutën e 6 të takmit pasi holandezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltis.
Nuk do të vononte shumë dhe holandezi tjetër, Luk de Jong do të shënonte golin e tij të parë me Barcelonën dhe të dytin për këtë ndeshje.
Kaq do të mjaftonte për të mbyllur pjesën e parë. Me të dytën që nis me një Barcelona e cila tenton të ruajë rezultatin.
Në minutën e 81 i gjithë stadiumi do të ngrihej në këmbë pasi në fushë do futej numri “10” i Barcelonës, Ansu Fati.
Talenti nuk zhgënjen, pasi në minutat e fundit të ndeshjes ai arrin të shënojë një super gol duke bërë që stadiumi edhe njëherë ta duartrokiste dhe në fund ai të shpallej njeriu i ndeshjes.
3-0 do të ishte rezultati përfundimtar, me katalanasit që ngjiten në vendin e 5 me 12 pikë pas 6 ndeshjeve të luajtura, ndërsa Levante pozicionohet në vendin e 17 me vetëm 4 pikë./albeu.com
Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti…
Një moment i kapur nga “Kiss Cam” gjatë një eventi publik ka ndezur rrjetin, pasi në kamerë u panë CEO…
Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas komunikimit zyrtar të akuzave nga…
G-Bani ka folur hapur në një intervistë per ‘Andale’ për marrëdhëniet e tensionuara me Top Channel, duke hedhur dritë mbi…
Enca Haxhia ka ndezur sërish rrjetin me një postim të ri që i ka lënë ndjekësit pa fjalë. Këngëtarja shqiptare,…
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas debateve publike dhe kundërshtive rreth draftit të Kodit të ri Penal të prezantuar nga…