João Cancelo pritet të rikthehet te Barcelona, pasi klubi katalanas ka arritur një akord me Al Hilal për prishjen e kontratës së mbrojtësit portugez.
None found
Fabrizio Romano raporton se marrëveshja është mbyllur dhe Cancelo do t’i bashkohet Barcelonës si futbollist i lirë. Ai ka marrë lejen për të udhëtuar drejt Spanjës në fillim të javës së ardhshme, ndërsa formalizimi i transferimit pritet të vijë së shpejti.
Portugezi kishte gjetur marrëveshje personale me Barcelonën që në qershor dhe tani është gati të vendosë firmën në kontratën e re me skuadrën katalanase.
Edhe gazetari Fernando Polo kishte bërë të ditur se 32-vjeçari ishte i përgatitur për të përmbyllur kthimin e tij te Barcelona. Akordi i arritur me Al Hilal ka larguar tashmë pengesën për realizimin e transferimit.
Pasi kontrata e tij me klubin saudit u ndërpre, Barcelona do ta marrë Cancelon pa shpenzuar tarifë transferimi. Para zyrtarizimit të rikthimit, mbrojtësi do t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore.
Kjo do të shënojë herën e tretë që Cancelo rikthehet te Barcelona, ku më parë ka luajtur në dy periudha si i huazuar.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…