Frenkie De Jong pritet të jetë në dispozicion të Barcelonës për ndeshjet e javës së fundit të tetorit, raporton Catalunya Radio.
None found
Mesfushori holandez nuk parashikohet të rikthehet në kohë për El Clasicon e parë të sezonit kundër Real Madridit, që do të luhet më 25 tetor.
Sipas raportimit, De Jong mund të aktivizohet për herë të parë këtë sezon ndaj Deportivo Alaves më 31 tetor, nëse procesi i rikuperimit do të vazhdojë normalisht.
29-vjeçari ka zgjedhur një trajtim konservativ dhe ka refuzuar ndërhyrjen kirurgjikale për dëmtimin e pësuar. Pas disa javësh stërvitjeje individuale në fushë, këtë javë ai ka nisur të marrë pjesë gradualisht edhe në disa segmente të punës me grupin.
Hapi i radhës për De Jong është rritja e ngarkesës fizike, përpara rikthimit në stërvitje të plota. Barcelona synon të shmangë çdo rrezik të panevojshëm dhe do ta marrë vendimin bazuar në reagimin e gjurit të tij gjatë javëve të ardhshme.
Zgjedhja e lojtarit për të mos iu nënshtruar operacionit kishte sjellë më herët përplasje me klubin, i cili e kishte këshilluar të kryente ndërhyrjen kirurgjikale.
Raporti sqaron edhe arsyen që e kishte shtyrë Barcelonën të këmbëngulte për operacionin.
Sipas të njëjtit burim, De Jong e kishte nisur trajtimin disa ditë pas dëmtimit, pasi pas përfundimit të Kupës së Botës kishte udhëtuar me familjen për pushime dhe nuk ishte kthyer menjëherë në Barcelonë.
Sipas gazetarit Christian Falk, në podcastin CF Bayern Insider, Bayern Munich po e konsideron mbrojtësin e Barcelonës, Jules Kounde, si…
Përderisa nxënësit ishin në një ekskursion në Monte Karlo, një drejtor shkolle dhe një ndihmësdrejtor dyshohet se kanë luajtur bixhoz…
Taksa e reduktuar e vlerës së shtuar për naftën mbetet në fuqi deri më 20 tetor 2026. Qeveria po e…
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë, që ndodhi sot në Livoç të Gjilanit. Duke iu…
Kryeministri Albin Kurti u takua sot me komisionerin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare, Christophe Kamp, me të cilin…
“Në shënjestër” Ajo që e kompromentoi pozitën e Vlora Hysenit, përballë ligjit, ishin komunikimet e saj me Ergys Agasin, gjatë…