Pavarësisht qëndrimit të ashpër të Diego Simeones se Atletico Madrid nuk ka ndërmend ta lëshojë sulmuesin argjentinas te një konkurent i drejtpërdrejtë, Barcelona vijon të jetë e palëkundur në synimin për të siguruar shërbimet e Julian Alvarez.
None found
Gjatë fazës përgatitore në Seul, trajneri i madrilenëve ka rikonfirmuar edhe një herë pozicionin e klubit, duke vënë në pah rëndësinë kyçe të Alvarez për projektin e tij dhe duke shtuar se e ardhmja e lojtarit duhet parë edhe në aspektin sportiv, sipas informacioneve të Mundo Deportivo.
Sidoqoftë, fjalët e Simeones nuk e kanë zbutur aspak vendosmërinë e Barcelonës. Dyshja e drejtuesve sportivë, Deco dhe Hansi Flick, ende e shohin argjentinasin si përforcimin ideal për rolin e sulmuesit qendror.
Pikërisht java që vjen mund të shënojë një kthesë për fatin e 25-vjeçarit. Lojtari do të kthehet nga pushimet dhe pritet të ketë një takim me drejtuesit e Atletico Madridit për të diskutuar rreth gjendjes së tij aktuale.
Te Barcelona ekziston shpresa se vetë Alvarez do të shfaqë hapur dëshirën për të kaluar në Camp Nou, duke krijuar trysni mbi klubin madrilen për të nisur bisedimet.
Presidenti i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, ka insistuar në mënyrë të përsëritur se shitja e Alvarezit te katalanasit nuk është një opsion. Mirëpo, te Barcelona besojnë se dinamika mund të ndryshojë krejtësisht nëse vetë futbollisti kërkon transferimin.
Simeone ka dhënë shenja të tjera se e konsideron Alvarez pjesë të formacionit për sfidën e parë të La Ligës kundër Malagës, çka tregon qartë vullnetin e Atleticos për ta mbajtur atë në ekip.
Ndërkohë, presioni rritet për Barcelonën edhe për shkak të mundësisë së largimit të Ferran Torres. Nëse ky operacion mbyllet me sukses, Hansi Flick do t’i duhet patjetër një alternativë e re në sulm.
Për këtë arsye, katalanasit nuk janë të gatshëm ta lejojnë çështjen Alvarez të shndërrohet në një sagë pa fund. Ata janë të përgatitur të kalojnë në një opsion rezervë nëse Atletico Madrid këmbëngul në refuzimin e çdo hapjeje për negociata.
Me sezonin e ri që po troket në derë, Flick dëshiron të ketë sa më parë një ide të qartë mbi grupin e tij. Rrjedhimisht, java e ardhshme merr një peshë të jashtëzakonshme si për të ardhmen e Julian Alvarez ashtu edhe për planet e Barcelonës në këtë sesion merkatoje.
Barcelona po e shton interesimin për sulmuesin portugez të Monzas, Gustavo Varela, i cili është shndërruar në njërin prej talenteve…
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mitropoliti Anastas, ka reaguar ndaj një videoje të publikuar nga Taulant Balla, me mbishkrimin…
Arsenali ka identifikuar pesë objektiva për afatin kalimtar të janarit, me synimin për të përforcuar skuadrën e Mikel Artetës dhe…
Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Erzen Breçanin, i cili ishte i dyshuar për veprat penale të pastrimit…
Zbulime të pazakonta nga jeta shpirtërore e Papa Françeskut janë bërë publike përmes ditarit të tij personal, pjesë të të…
Konferenca e Kryetarëve, ka caktuar datën 10 dhjetor 2026 për zhvillimin e mocionit me debat të kërkuar nga Partia Demokratike…