Barcelona nuk ka arritur dot të fitojë as ndeshjen e sotme përballë Cadiz e vlefshme për javën e pestë të La Ligas duke e mbyllur në barazim 0-0.
Një rezultat që me shumë gjasa ka “mbushur” drejtuesit e Barcelonës dhe vendime të rëndësishme priten në orët në vazhdim.
None found
Skuadra e drejtuar nga Koeman dominoi takimin, por ajo që është vënë re edhe më parë, sulmi “çalon” ndjeshëm edhe pse sot holandezi kishte vendosur 3 përpara, Depay-De Jong- Demir.
Sipas statistikave, katalanasit kanë mposhtur vendasit vetëm me posedimin e topit, pasi shanset për gol janë 10 me 6 për vendasit, ndërsa në kuadrat kanë goditur nga 2 herë.
At herë kur Barcelona po kërkonte medoemos golin, mesfushori Frenkie de Jong ndëshkohet dy herë me karton të verdhë brenda 4 minutave duke lënë të tijët me 10 lojtarë.
Koeman reagoi duke hedhur në fushë lojtarë si Coutinho apo Puig, por pa arritur do të bëjnë ndryshimin dhe t’i japin skuadrës 3 pikët.
Një barazim që vlen sa një fitore për Cadiz dhe një barazim që fut thellë në krizë Barcelonën. Blaugranat pozicionohen në vendin e 7 me 9 pikë, ndërsa Cadiz në vendin e 14 me 6 pikë.
Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit. Bëhet fjalë…
Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministri Blendi Gonxhja janë përplasur me tone të ashpra në Kuvend, lidhur me mënyrën se si…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të policisë,…
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i…
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, iu referua projektit të Zvërnecit, duke e…
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se viti 2027 mund të jetë një moment i rëndësishëm për Shqipërinë…