Categories: sport

Barcelona në sulm, avokatët ankesë në Gjykatën Europiane për të bllokuar kalimin e Messit te PSG

Një ditë më parë të gjithë u prekën nga konferenca për shtyp e Messit i cili u emocionua jashtëzakonisht në daljen e fundit në “Camp Nou”.

Ai e pranoi vet se mund të transferohet te PSG dhe se ende nuk ka njé akord por gjithsesi parizienët janë e vetmja mundësi konkrete pasi askush nuk mund të përmbushë kërkesat ekonomike të lojtarit.

Të lidhura

None found

Por sot raportohet për një lajm të bujshëm, që siç mësohet, avokatët e Barcelonës kanë ngritur një kërkesë né Gjykatën Europiane të Apelit, për të penguar firmën e Messit me PSG.

Në kërkesën që shihet më poshtë në foto, avokatët që janë edhe (socios, pjesë e anëtarëve të klubit), pretendojnë se PSG, ka shkelur rregullat e Fair Play Financiar dhe se situata e tyre e buxhetit të pagave është më e keqe se e Barcelonës ndaj dhe nuk mund të firmosin me Messin.

Sipas raportit, PSG në sezonin e kaluar kishte ezauruar 99% buxhetin e pagave në raport me të ardhurat dhe Barça e kishte 54% vitin e kaluar dhe këté vit akoma më keq. Pra logjika të çon në një pyetje konkrete me ca të ardhurash do ta paguajë PSG, Lionel Messin kur sezonin e kishte me humbje, ka mbajtur Neymar, Mbappe, mori Ramos, Hakimi, Donnarumma e Wijnaldum.

Edhe në ankesën e dorézuar në Gjykatë, pretendohet se PSG ka shkelur Fair Play Financiar tê vendosur nga UEFA dhe për një rregull të tillë Barcelona nuk arriti ta regjistronte kontratën e Messit. Siç e tha edhe Laporta, vetëm kontrata e Messit arrinte 110% të të ardhurave që ka klubi këto kohe, ndaj dhe ishte e pamundur të qëndronte te Barcelona. Po PSG, çfarë po fsheh!?

 

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago