Categories: sport

Barcelona në krizë, Suarez këshillon Xavin që të mos e marrë drejtimin e katalanasve

Barcelona e gjendur në një krizë rezultatesh sidomos në Champions dhe është afër që ta shkarkojë trajnerin Ronald Koeman.

Një numër i madh i trajnerëve janë duke u përmendur si zëvendësues potencial të Koeman tek Barcelona, gjersa dy emrat më të lakuar janë Roberto Martinez dhe legjenda e klubit, Xavi Hernandes.

Pas kësaj gjendje të Barcelonës, ka reaguar edhe ish-futbollisti i ‘blaugranasve’, Luis Suarez, i cili ka akuzuar klubin duke thënë se tek kjo skuadër ka një “luftë” që i lëndon lojtarët, dhe i ka rekomanduar Xavit që të mos e marrë drejtimin e klubit spanjoll në këtë moment.

“Në Barça ka një luftë që dëmton lojtarët”, tha Suarez në një intervistë për ‘sport’.

“Unë personalisht rekomandoj që Xavi të presë. Kjo nuk është koha ideale për të arritur në klub. Ai është i zgjuar, duhet të presë një moment”, ka përfunduar ish-sulmuesi i klubit i cili u transferua nga Barcelona tek Atletiko Madrid në verën e vitit të kaluar. 

të fundit

Samiti Trump-Putin në Alaska: Pa marrëveshje konkrete por me sinjale pozitive

Pas rreth tre orësh bisedimesh me dyer të mbyllura, presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin dolën para mediave në Anchorage,…

53 minutes ago

Horoskopi 16 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Drita jeshile do ndizet gjate kësaj dite dhe marrëdhënia ne çift do jete akoma me harmonike se me pare.…

3 hours ago

FSK-ja furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

Forca e Sigurisë së Kosovës është furnizuar me autoblinda që janë blerë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bën të…

3 hours ago

Trump dhe Putin në takim, kërkesa e Zelenskyt dhe shpresa e Ukrainës nëse arrihet marrëveshje

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, në këto momente ndodhen në një…

4 hours ago

Thika e goditi afër zemrës, 27-vjeçari nga Korça niset me urgjencë drejt Traumës në kryeqytet

27-vjeçari Ari Kodra, i cili mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme në Korçë nga Aleks Qiqi, është dërguar…

4 hours ago

Alaska 2025/ Konfirmohet përbërja e delegacionit amerikan dhe atij rus

Presidenti i ShBA, Donald Trump dhe ai rus, Vladimir Putin, pritet të vazhdojnë bisedimet me qëllimin kryesor për të diskutuar…

4 hours ago